fbpx

Kosova kushtëzon krijimin e Asociacionit të komunave serbe me njohje reciproke

Të enjten në Bruksel do të diskutohet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Xhavit Beqiri, këshilltar i kryeministrit Avdullah Hoti thotë se Kosova do të kushtëzojë zbatimin e Marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë Serbe me njohjen reciproke.

Ai insiston se Kosova nuk do të nënshkruajë marrëveshje të veçanta për çështje specifike porse  kjo temë “do të jetë vetëm pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve ndërmjet të dyjave vendeve”.

“Qëndrimi zyrtar i delegacionit të Kosovës dhe i kryeministrit po ashtu, është se asnjë marrëveshje, sado e vogël, për çështje që duken të parëndësishme, nuk mund të arrihet, nëse nuk arrihet marrëveshja finale, ligjërisht e obligueshme, gjithëpërfshirëse, ku do të përfshihet edhe njohja”, deklaroi Beqiri për REL.

Javën e kaluar, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, duke folur në një debat në Komitetin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian tha se Kosova do ta respektojë Marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe të vitit 2015. Pas kthimit në Prishtinë, ai tha se “zbatimi i marrëveshjes do të bëhet në përputhje me secilën shkronjë të Kushtetutës”.

Ndërsa, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dje gjatë një deklarimi për media tha se takimi i së enjtes në Bruksel është i rrezikshëm duke shtuar se askush nuk ka të drejtë që të arrijë një marrëveshje të re për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është paraparë me Marrëveshjen e parë të Brukselit të vitit 2013, të arritur në dialogun Kosovë-Serbi. Më 2015, të dyja vendet, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian kishin arritur një marrëveshje shtesë për themelimin e këtij Asociacioni, porse Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur që parimet për Asociacionin nuk janë në përputhje me Kushtetutën. Megjithatë, Kushtetuesja përcakton se parimet mund të harmonizohen me akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.

Kjo çështje ka nxitur debate të ashpra e protesta masive në Kosovë.

Lajmet e fundit

​Mungesa e kuorumit në Kuvend, shenjë e afrimit të zgjedhjeve të reja

“Në mungesë të kourumit kjo pikë do të përsëritet seancën e radhës”. Kjo është fjalia më e shpeshtë që po i bie të përdorë...

Super ofertë për Hysajn

Të dhëna të rëndësishme janë regjistruar në orët e fundit për Elseid Hysajn. Sipas gazetës “Tuttosport”, futbollisti shqiptar është në pritje të lajmeve nga...

Përleshje të ashpra ndërmjet forcave të Armenisë dhe Azerbajxhanit

Armenia ka mobilizuar ushtrinë, pas luftimeve të ashpra me forcat e Azerbajxhanit në rajonin e kontestuar të Nagorno Karabakut. Vendimi i Jerevanit për të rritur...

Maqedonia e Veriut të hënën shqyrton heqjen e testit PCR për kosovarët

Qeveria e Maqedonisë së Veriut gjatë të hënës mund të marrë vendim për heqjen e testit PCR për kosovarët. Sipas burimeve të “Alsat” brenda Komisionit...

Deimel: Rrjedhja e dokumenteve minon punën e Gjykatës në Hagë

Rrjedhja e dokumenteve të Dhomës së Specializuar dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale, është një...

Xhaka sot e feston ditëlindjen, kështu e uron bashkëshortja e tij (FOTO)

Futbollisti shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka,  feston ditën e sotme 28 vjetorin e lindjes. Një ditë e veçantë, ku urimet për mesfushorin kanë qenë...