Jo rrallëherë është komentuar jeta bashkëshortore e tashmë të ndjerit, biznesmenit, Albert Krasniqi dhe ish-gruas së tij, Besa Gashit me të cilën kanë një vajzë.
Çifti që e kishin kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në tetor të vitit 2010-të, jo rrallëherë janë bërë kryetemë e mediave rozë edhe për krizat martesore.
Krasniqi i cili njihej për raportet miqësore me emra të njohur në estradën shqiptare, thuhej të ketë pasur lidhje të fshehtë me këngëtaren, Altuna Sejdiu (Tuna) dhe se kjo e fundit kishte qenë shkaktar i ftohjes së marrëdhënieve mes tij dhe gruas së tij, Besës.
Për këtë gjë vite më pas kishte folur në emisionin “Rozë” vet Gashi e cila i kishte mohuar të gjitha raportimet dhe e kishte quajtur Tunën mikeshë, gjersa kishte pranuar se ka pasur ftohje të marrëdhnieve me burrin e saj me arsyetimin që “çdo çifti i ndodhë të ketë probleme“.
“Mosmarrëvjeshje të cilat ndodhin te çdo çift, sidomos në kohën e sotme ndodhin mosmarrëveshje, te secili çift janë prezent, kanë ndodhur edhe tek ne. E rëndësishme është që tani më s’kemi probleme, jemi së bashku, e kemi një vajzë, don zoti të kemi prap fëmijë,” kishte deklaruar në nëntor të vitit 2015-të ish-Miss Kosova, shkruan Gazeta Objektiv.
Edhe pas kësaj, 31-vjeçarja ishte detyruar që dy vite më pas të flas në media për raportimet rreth një ndarje të mundshme, gjersa prap kishte deklaruar se e rëndësishme për të është që nuk kanë më probleme edhe pse nuk e mohon se mosmarrëveshjet me të (Albertin) kishin vazhduar.
“Po kanë qenë, kemi pas probleme të cilat shpresoj që nuk do të përsëriten. E lus zotin që askush (të mos ketë krizë martesore) e aq më pak kur ka fëmijë, sepse fëmija është diçka që më së shumti e më së keqi e përjeton. Kështu që s’kisha pas dëshirë me e pa askënd,” – kishte thënë ajo në “Prive“.
Meqë Krasniqi kohë më parë ishte menaxher i labelit “Babastars” ai ka qenë prezent edhe në konfliktin e shumëpërfolur mes OTR dhe Babastars, ku Noizy kishte mbetur i plagosur.
Atë botë gruaja e tij, Besa Gashi e kishte komentuar prezencën e burrit të saj në ngjarje duke thënë se “s’kisha dasht me i ndodhë asnjëherë edhe askujt” gjersa Albertin e kishte përshkruar si “një tip që dëshiron t’i ndihmojë çdokujt“.
“Sinqerisht, edhe veten keq e len, kushdo që e thirr, veten keq e len e i del në ndihmë. Tipi është i tillë i Albertit që nuk e len keq. Edhe ia çmojë këtë veti, këtë gjest që e ka,” pat deklaruar Besa.
Pas më shumë se 10-vitesh martesë, dyshja u raportua se këtë fillimvit i kanë ndarë përfundimisht rrugët me njëri-tjetrin, ndonëse nuk ka pasur asgjë zyrtare as nga Krasniqi e as nga Gashi.
Bile kjo e fundit ka kohë që është “zhdukur” nga rrjetet sociale gjersa në llogarinë e “Instagram-it” të Albert Krasniqit nuk figuron asnjë imazh i përbashkët mes tyre.
Pasditen e së mërkurës së fundit të janarit 2021, Albert Krasniqi dyshohet të jetë vrarë nga babai i tij S. Krasniqi i cili raportohet se është vetdorëzuar në Policinë e Kosovës.
Jo zyrtarisht mësohet se Krasniqi ka kohë që po kërkohet nga Policia e Kosovës për ushtrim dhune ndaj gruas së tij. 34-vjeçari ka lënë pas vetes vajzën e tij, Kiara Krasniqin./Objektiv/