fbpx

Latifaj rinovon me Flamurtarin dhe hap një dritare të re në futbollin kosovar për karrierën e tij

Flamurtari ka nisur prej kohësh të konsolidojë radhët për edicionin e ri, derisa njëri ndër prioritetet kryesore për ekipin kryeqytetas ishte rinovimi me futbollistin gjilanas Arnis Latifaj, shkruan Gazetasheshi.com.

21 vjeçari i lindur Antwerpen të Belgjikës ka vendosur që të qëndrojë edhe më tej te Flamurtari, pasi që e konsideron se ka një ‘mision’ për ta kryer dhe me ndihmën e bashkëlojtarëve pret që ta rikthejnë Flamurtarin sërish në elitë.

“Rikthimi në Kosovë ka qenë një sfidë për mua. Më ka marrë pak kohë për t’u adaptuar këtu dhe tashmë pas gati një viti po e ndjej vetën mirë dhe jam i gatshëm për sfidat e radhës. Kam vendosur të qëndrojë te Flamurtari pasi më është ofruar një mundësi e mirë dhe ndjej që kemi një ‘mision’ për ta rikthyer klubin sërish në elitë. Së bashku me ndihmën e bashkëlojtarëve besoj që do të ja arrijmë qëllimin në fund të sezonit”, theksoi mesfushori gjilanas.

Latifaj ka qenë pjesë e disa klubeve në Evropë si Antwerp Res në Belgjikë, MFK Karvina në Çeki dhe NK Solin në Kroaci.

Për shërbimet e Latifajt ishin të interesuara edhe disa klube, por zgjedhjen për të qëndruar edhe më tej në kryeqytet e bëri për disa arsye.

Lajmet e fundit

Mbyllet pjesa e parë në derbi, ky është rezultati

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Gjilanit e Ballkanit, e vlefshme për javën e tretë të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan...

Lokaleve në Shqipëri iu lejohet puna në ambiente të brendshme nga 1 tetori

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se lokalet dhe restorantet do të hapen për shërbim edhe në ambientet e brendshme. Sipas saj, Komiteti Teknik i...

​Mungesa e kuorumit në Kuvend, shenjë e afrimit të zgjedhjeve të reja

“Në mungesë të kourumit kjo pikë do të përsëritet seancën e radhës”. Kjo është fjalia më e shpeshtë që po i bie të përdorë...

Super ofertë për Hysajn

Të dhëna të rëndësishme janë regjistruar në orët e fundit për Elseid Hysajn. Sipas gazetës “Tuttosport”, futbollisti shqiptar është në pritje të lajmeve nga...

Përleshje të ashpra ndërmjet forcave të Armenisë dhe Azerbajxhanit

Armenia ka mobilizuar ushtrinë, pas luftimeve të ashpra me forcat e Azerbajxhanit në rajonin e kontestuar të Nagorno Karabakut. Vendimi i Jerevanit për të rritur...

Maqedonia e Veriut të hënën shqyrton heqjen e testit PCR për kosovarët

Qeveria e Maqedonisë së Veriut gjatë të hënës mund të marrë vendim për heqjen e testit PCR për kosovarët. Sipas burimeve të “Alsat” brenda Komisionit...