fbpx

Leipzig eliminon Atletico Madridin, kualifikohet në gjysmëfinale

Befasia më e këndshme në futbollin pas pauzës së ardhur nga pandemia Covid-19 mund të jetë skuadra e RB Leipzig.

Leipzig ka siguruar biletën për gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, duke mposhtur Atletico Madridin me rezultatin 2:1.

Gjermanët kaluan të parët në epërsi me anë të spanjollit Daniel Olmo, i cili tundi rrjetën e Jan Oblak në minutën e 50’ të takimit.

Atletico  Madrid arritën të reagojnë në minutën e 71’, kur Joao Felix u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Kur të gjithë besonin se ndeshja po shkonte drejt vazhdimeve, Leipzig gjeti golin edhe një herë.

Heroi i takimit ishte Tyler Adams, i cili pas pasimit të Angelino shënoi për 2:1.

Leipzig tashmë luan në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për herë të parë në histori.

Në gjysmëfinale është skuadra e Paris Saint Germain ajo që pret për Leipzig. 

Lajmet e fundit

Policia gjobiti dje rreth 500 shkelës të masave kundër COVID-19

Policia e Kosovës vazhdon aksionin e pakompromis të ndëshkimit të qytetarëve me qëllim të vetëdijësimit për parandalimin e përhapjes së Koronavirusit. Forcat e rendit njoftojnë...

Tyson tregon çmendurinë që kishte bërë në burg

Mike Tyson ka zbuluar se kishte lënë shtatzënë një punonjëse burgu, teksa vuante dënimin për përdhunim. Karriera e legjendës së boksit u shkatërrua pasi u...

Një i vdekur e 6 të lënduar në trafik gjatë 24-orëve të fundit

Policia njofton se gjatë 24 orëve të fundit, ka ndodhur një aksident trafiku metë vdekur nga gjithsej 38 aksidente në mbarë vendin. Sipas raportit 24-orësh,...

Sllovenia publikon listën e futbollistëve për ndeshjen me Kosovën

Sllovenia ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjes ndaj Kosovës në kuadër të Ligës së Kombeve. ‘Dardanët’ do të përballen me sllovenët më...

Gjermania thekson se Asociacioni i komunave serbe duhet të jetë në harmoni me të drejtën kosovare

Zëdhënësi i Qeverisë gjermane, Steffen Seibert, tha të hënën në Berlin, se në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, që po zhvillohet nën drejtimin e...

Rreth 350 mijë kosovarë vizituan Shqipërinë në muajin gusht

Në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit, ministri i Turizmit i Shqipërisë, Blendi Klosi, ka thënë se Shqipëria ia ka dalë ta përmbyllë me sukses një...