Arsenal ka mposhtur 4-1 Rapidin e Vjenës në Europa League dhe ka siguruar matematikisht vendin e parë në Grupin B.
Arsenal ka rihapur dyert për tifozët dhe 2.000 tifozë kanë pasur mundësinë të shikojnë nga afër paraqitjen pothuajse perfekte të lojtarëve të Artetas.
Ndeshja është zhbllokuar pas 10 minutash me një predhe të Alexandre Lacazette.
Tetë minuta më vonë, Mari ka dyfishuar avantazhin dhe Nketiah ka realizuar të tretin në fundin e pjesë së parë.
Kitagawa ka ngushtuar diferencat në 3-1 në minutën e 47-të para se Smith Rowe ka fiksuar shifrat në 4-1 në minutën e 66-të.
Kjo ka qenë hera e parë që “Topçinjtë” kanë shënuar 4 ose më shumë gola në dy ndeshje të njëpasnjëshme të Europa League të luajtura në shtëpi, që është statistikë për histori, ashtu siç ishte edhe rikthimi i tifozëve në stadium.
Arsenal kryeson grupin me 15 pikë, ndërsa Rapidi mban vendin e tretë me 6 pikë.
Rezultatet:
AC Milan 4 – 2 Celtic
AEK Athens 2 – 4 Braga
Antwerp 3 – 1 Ludogorets
CSKA Moscow 0 – 1 Wolfsberger AC
Feyenoord 0 – 2 Dinamo Zagreb
Crvena Zvezda 0 – 0 Hoffenheim
Zorya Luhansk 1 – 0 Leicester
Gent 1 – 2 Liberec
LASK 3 – 3 Tottenham
Lille 2 – 1 Sparta Prague
Qarabag 1 – 1 Maccabi Tel Aviv
Sivasspor 0 – 1 Villarreal
Arsenal 4 – 1 Rapid Vienna
Roma 3 – 1 Young Boys
AZ Alkmaar 1 – 1 Napoli
Benfica 4 – 0 Lech Poznan
CFR Cluj 0 – 0 CSKA Sofia
Granada 0 – 1 PSV
Molde 3 – 1 Dundalk
Nice 2 – 3 Bayer Leverkusen
Omonia 2 – 1 PAOK
Rangers 3 – 2 St. Liege
Real Sociedad 2 – 2 Rijeka
Slavia Prague 3 – 0 H. Beer Sheva