Loriana Kuka e çon në 4 numrin e medaljeve për Kosovën

Floriana Kuka ka arritur të fitojë medaljen e bronztë në kuadër të Masterit të xhudos që po mbahet në Katar, pasi mposhti britaniken Natalie Powell.

Fillimisht, xhudistja jonë në dy raundet e para kishte eliminuar Mazouz dhe Tcheumeo në -78 kilogramë.

- FIA CONSTRUCTION-

Në çerekfinale, Kuka u mposht nga ish-kampionia e botës në vitin 2018, Shori Hamada nga Japonia.

Në ‘Repesazh’ xhudistja kosovare arriti të mposhtë Kaliema Antomarchi nga Kuba me Ippon.

Për medaljen e bronztë, Kuka triumfoi ndaj Powell në ‘Golden Score’ me Ippon, e që kjo është medalja e katërt për vendin tonë në xhudo.

Dy ditë më parë, Distria Krasniqi rrëmbeu të artën, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova fituan të bronztën.

Lajmet e fundit