fbpx

Mbi 10,000 fëmijë po vdesin në muaj nga kequshqyerja dhe uria gjatë pandemisë

Koronavirusi dhe kufuzimet që ka shkaktuar janë duke shtyer komunitetet që përballen me mungesë ushqimi në kushte edhe më të rënda, duke vrarë rreth 10,000 fëmijë në muaj pasi që fermat e varfra janë bojkotuar nga tregjet dhe fshatrat janë izoluar nga ushqimi dhe ndihma mjekësore, kanë paralajmëruar agjencitë e Kombeve të Bashkuara.

Në një thirrje për veprim, katër agjenci të KB-së paralajmëruan që kequshqyerja është në rritje dhe është duke u bërë më e rëndë për shkak të pandemisë CoViD-19 dhe që kjo situatë mund të ketë pasoja afatgjate, duke shndërruar tragjeditë individuale në një katastrofë gjeneratash.

Më shumë se 550,000 fëmijë shtesë çdo muaj janë duke u goditur nga kequshqyerja që manifestohet në gjymtyrë dhe në stomak, sipas KB. Kjo gjendje mund të shkaktojë dëme permanente në fëmijët fizikisht dhe mentalisht.

“Efektet e CoViD-19 në sigurinë e ushqimit do të reflektohen edhe në vitet në vijim,” tha Dr. Francesco Branca, kreu i nutricionit në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Liderët e katër agjencive ndërkombëtare – OBSH-së, UNICEF, The World Food Program dhe The Food and Agriculture Onrganization – kanë bërë thirrje që të mblidhen së paku 2.4 miliardë dollarë menjëherë që të adresohet problemi i urisë në botë.

Përpos mungesës së parave, kufizimet në lëvizje kanë ndaluar familjet nga kërkimi i trajtimeve shëndetësore, tha Victor Aguayo, kreu i programit të nutricionit në UNICEF.

“Ne jemi duke bërë dëme edhe duke mbyllur shkollat, duke ndërprerë shërbimet primare shëndetësore dhe duke pasur programe jofunksionale të nutricionit,” tha Aguayo.

Më pak fëmijë arrijnë deri tek spitalet

Në Afganistan, kufizimet e lëvizjes po pengojnë familjet që të dërgojnë në spitale fëmijët e tyre që vuajnë nga uria apo kequshqyerja, në momentet që përkujdesja shëndetësore u nevojitet më së shumti. Spitali Indira Gandhi që ndodhet në kryeqytetin Kabul ka parë vetëm 3 apo 4 fëmijë të kequshqyer deri më tani, ndërsa vitin e kaluar ata kishin pasur rreth 10 herë më shumë raste të tilla.

Pasi që fëmijët nuk shkojnë në spital, nuk ka asnjë mënyrë që të dihet me siguri se sa shumë është keqësuar kjo problematik nga pandemia, por një studim i ri nga Universiteti Johns Hopkins ka vlerësuar që mund të vdesin rreth 13,000 fëmijë shtesë në Afganistan nga uria.

Afganistani tani është një zonë e kuqe e urisë, me kequshqyerjen e fëmijëve duke u rritur për 13% nga janari sipas UNICEF-it.

Në Yemen, kufizimet në lëvizje kanë bllokuar shpërndarjen e ndihmave, rrogat janë ulur dhe çmimet janë rritur.

Në Sudan, 9.6 milion njerëz jetojnë nga një vakt në tjetrin – një rritje prej 65% nga viti i kaluar. Për shkak të inflacionit që ka shkaktuar pandemia, çmimet për të mirat bazike janë trefishuar në këtë vend.

“Nuk ka qenë asnjëherë e lehtë, por tani jemi duke vdekur nga uria, duke ngrënë bari, bimë nga toka,” tha Ibrahim Youssef, drejtor i kampit Kalma.

Adam Haroun, një zyrtar në kampin Kirnding, ka regjistruar nëntë vdekje nga kequshqyerja gjatë dy muajve të fundit – 5 të sapolindur dhe 4 të rritur më të vjetër.

Para pandemisë familja Abdullah janë ushqyer me tre vakte brenda ditës. Tani ata ushqehen vetëm me një vakt – qull me ujë. Zakaria Yehia Abdullah, një fermer që tani është vendosur në Krinding, tha që “uria është duke u shprehur në fytyrën e fëmijëve të mi.”

“Nuk kam gjërat bazike që më nevojiten të mbijetojë,” tha 67 vjeçari, që nuk ka punuar fushat që nga prilli. “Kjo do të thotë që edhe 10 njerëzit që mbështeten tek unë nuk do mund të mbijetojnë po ashtu.” /Objektiv/

Lajmet e fundit

OBSH-ja deklaron që ushqimet janë të sigurta nga koronavirusi

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) sot ka deklaruar që njerëzit nuk duhet të frikësohen nga infektimi me SARS-CoV-2 nga ushqimi, pasi që hulumtuesit kinezë...

Lushtaku i Drenicës ende nuk e di të ardhmen e tij

Shkëlzen Lushtaku ishte njëri ndër futbollistët më të dalluar te Drenica në edicionin e kaluar. Futbollisti nga Skenderaj ka qenë shumë i rëndësishëm madje një...

Arrestohet një shtetas shqiptar duke kontrabanduar 34 sirianë drejt Kosovës

Policia e Shqipërisë arrestoi sot në Elbasan një 40-vjeçar banues në Tiranë, të dyshuar për trafikim me njerëz për në Kosovë, si vend tranzit...

IHMK: Mot i nxehtë, por i paqëndrueshëm në dy ditët vijuese

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), njofton se të premten dhe të shtunën do të mbajë mot i nxehtë por i paqëndrueshëm. Sipas parashikimit meteorologjik, do...

Latifaj rinovon me Flamurtarin dhe hap një dritare të re në futbollin kosovar për karrierën e tij

Flamurtari ka nisur prej kohësh të konsolidojë radhët për edicionin e ri, derisa njëri ndër prioritetet kryesore për ekipin kryeqytetas ishte rinovimi me futbollistin...

Pritet lisi shumëvjeçar, simbol i qendrës së Lipjanit

Një qytetare e Komunës së Lipjanit ka denoncuar prerjen e lisit shumëvjeçar të njohur si “Shelnja Vajtuese”, simbol i qendrës së Lipjanit. Përmes një postimi...