fbpx

Me fustan të tejdukshëm, Rita Ora i kalon orët e vona në studion e artistit të njohur Lewis Capaldi

Ajo po punon për një album të ri, për të cilin ajo deklaroi se do ta ‘kthejë në kohë’.

Dhe Rita Ora arriti të marrë vëmendjen së fundmi me një fustan transparent të markës ‘Gucci’, me të cilin u largua për në studion muzikore të artistit të njohur Lewis Capaldi, të martën në mbrëmje.

Këngëtarja 29 vjeçare, dhe krijuesi i hitit “Someone You Loved”, 24 vjeç, u takuan në studion e cila ndodhet në Londrën Veriperëndimore, pasi besohet se ata mund të bashkëpunojnë në muzikë të re.

Një burim i brendshëm zbuloi për The Sun: “Kjo mund të jetë bërja e diçkaje të veçantë”.

“Sa i përket Mbretërisë së Bashkuar ata janë dy nga emrat më të mëdhenj në muzikë që po bëjnë këngë tani”, tha ky burim.

“Takimi ndodhi rastësisht”, shtoi më tej burimi i brendshëm.

Rita e mbrojti modestinë e saj me një palë pantallona të shkurtra të zeza nën fustanin e saj të tejdukshëm ndërsa pozonte brenda dhomës së regjistrimit dhe ndau fotografitë me ndjekësit e saj në llogarinë e saj në Instagram.

Bukuroshja bionde veshi një xhaketë sportive dhe kompletoi pamjen me një përzgjedhje të gjerdanëve dhe unazave prej ari.

Rita gjithashtu veshi geta të tejdukshme dhe çizme ushtarake për veshjen e saj, pranë tastierës së studios.

Ajo i la flokët e saj kaçurrela të lirshme, duke marrë vëmendjen me dukjen e saj tërheqëse.

Yjet britanikë edhe më parë kanë bashkuar forcat për projekte muzikore, pasi Lewis ishte autori i këngës së saj të fundit “How To Be Lonely”, e cila u publikua në mars.

Lewis Capaldi në anën tjetër kryesoi top-listat britanike me albumin e tij, “Divinely Uninspired To A Hellish Extent”, i cili ishte albumi debutues më i shitur në Mbretërinë e Bashkuar i vitit 2019.

Muzikanti skocez tashmë ka shkruar disa këngë për albumin e tij të ardhshëm, por konfirmoi se nuk do të dalë në treg deri vitin e ardhshëm.

Lajmet e fundit

Abrashi: Më 19 tetor sekretari e ka pranuar informatën se ka ndodhur vjedhja e 2 milionëshit

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka thënë se sekretari i kësaj ministrie Izedin Bytyqi nuk ka qenë i informuar për vjedhjen e mbi 2...

Kjo është gjendja tinëzare e trupit që vret shumë më shumë se koronavirusi

Trupit i duhet pak kolesterol, përfshirë LDL i ashtuquajtur kolesterol i keq, për të funksionuar si duhet. Por nëse nivelet e kolesterolit LDL janë...

Kapiteni i Atalantës zbulon pse Ilicic ra në depresion

Futbollisti slloven Josip Ilicic humbi fundin e sezonit të kaluar sepse nuk ishte gati të luante për shkak të problemeve private. Për shkak të problemeve,...

Morena Taraku me pozë provokuese në të brendshme

Ajo është njëra nga personazhet shqiptare që rrëmben vëmendje të madhe në rrjetet sociale. Fjala është për këngëtaren Morena Taraku, e cila njëherësh është shumë...

Ja si duken 60 sekondat e para të jetës së një fëmije

Zhvillimi i përshpejtuar i fëmijëve gjatë viteve të para të jetës së tyre ka zgjuar gjithmonë interesin e shkencëtarëve dhe ekspertëve. Por a keni menduar...

Tre të vdekur gjatë 24-orëve të fundit si pasojë e CoViD-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.018 mostra të...