Më të varur se nga droga! Dy popujt më pijanece në të gjithë botën

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Anglezët dhe skocezët janë popujt më “pijanecë” për vitin 2020.

Ky konstatim ka dalë nga Anketa Globale e Barnave (GDS), që në fakt thotë se problemi me pijen në Britani është më i rëndë sesa përdorimi i ndonjë lloj droge.

- FIA CONSTRUCTION-

Më shumë se 5% e njerëzve nën 25 vjeç në Mbretërinë e Bashkuar raportuan se kishin kërkuar trajtim spitalor pasi ishin dehur, krahasuar me një mesatare globale prej 2%.

Sondazhi mori në pyetje më shumë se 110 mijë njerëz rreth globit, duke përfshirë 5,283 në Mbretërinë e Bashkuar, në një periudhë tre-mujore nga nëntori 2019 deri në shkurt 2020, para pandemisë së koronavirusit.

Lajmet e fundit