fbpx

Milan mposhti Interin, këto janë fjalët e Piolit

Stefano Pioli ia doli të rikthejë Milanin te fitorja në derbi në kampionat, pas më shumë se 4 viteve.

Pas përfundimit të sfidës, për “Sky Sport”, trajneri i Milanit u shpreh se ishte një fitore e vuajtur për tifozët që shoqëruan skuadrën deri te stadiumi.

Më tej ai zbulon edhe një bisedë me Ibrën, kur ky i fundit iu bashkua Milanit.

“Ne jemi shumë të lumtur për këtë sukses, mposhtëm një ekip të madh. Ia dolëm duke marrë një fitore të vuajtur për tifozët tanë. Ata na shoqëruan deri te stadiumi. Rruga jonë është ende e gjatë, kemi shumë vend për përmirësim”.

“Ibra ishte shumë i lodhur, më kërkoi zëvendësim, por unë nuk e dëgjova. Zlatan është një kampion i madh që jep gjithçka, kontributi i tij për ekipin është shumë i rëndësishëm. Urime djemve të mi, kjo tregon se ne kemi punuar mirë dhe po vazhdojmë të rritemi”.

“E kaluara? Ata që mendojnë për të kaluarën, nuk e shijojnë të tashmen. Unë kënaqem me të tashmen dhe mundohem ta bëj të ardhmen sa më të mirë. Ne punojmë shumë dhe mirë, por nuk kemi pasur fitore të lehta, kështu që mund të përmirësohemi”.

“Skuadra? Ka 3-4 ekipe që kanë investuar më shumë se ne. Kemi investuar për një periudhë afatgjatë. Ne jemi ambiciozë dhe jemi Milani. Mendoj se do të jetë një kampionat i vështirë, sidomos për të kaluar ekipe si Juve, Inter, Napoli, Lazio, Atalanta etj”.

“Për të synuar fitimin e titullit, duhet të rrisësh nivelin e lojtarëve. Ne po e bëjmë, por është një rrugë që mund të zgjasë një vit. Unë mendoj se klubi ka punuar mirë, duke afruar të rinj dhe lojtarë me eksperiencë”.

“Ditën e parë kur Ibra u bashkua me ne më tha: ‘Ti je trajneri dhe unë lojtari, do respektoj gjithçka’”, u shpreh Pioli.

Lajmet e fundit

Morena Taraku me pozë provokuese në të brendshme

Ajo është njëra nga personazhet shqiptare që rrëmben vëmendje të madhe në rrjetet sociale. Fjala është për këngëtaren Morena Taraku, e cila njëherësh është shumë...

Ja si duken 60 sekondat e para të jetës së një fëmije

Zhvillimi i përshpejtuar i fëmijëve gjatë viteve të para të jetës së tyre ka zgjuar gjithmonë interesin e shkencëtarëve dhe ekspertëve. Por a keni menduar...

Tre të vdekur gjatë 24-orëve të fundit si pasojë e CoViD-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.018 mostra të...

UEFA publikon listën e lojtarëve më të shpejtë në Ligën e Kampionëve

UEFA në raportin e saj vjetor publikoi listën e lojtarëve më të shpejtë për sezonin e kaluar në Ligën e Kampionëve. Lojtari që arriti shpejtësinë...

REL: Kosova dhe Serbia ulen të enjten në tavolinë të bisedimeve

Pas më shumë se një muaji, të enjten më 29 tetor në Bruksel pritet të zhvillohet takimi i delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në...

Balaj në takim me studentët: Ndryshimit të domosdoshëm në vendin tonë i duhet forca rinore

Zëvendëskryeministrja, Albulena Balaj ka pritur në takim studentët e Fakultetit Filozofik të Universitetit “Hasan Prishtina”. Balaj thotë se ishte kënaqësi për të që të takohet...