fbpx

Ministria e Jashtme përshëndet marrëveshjen Izrael-EBA-Bahrein

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës përshëndet nënshkrimin në Shtëpinë e Bardhë të marrëveshjes historike për normalizimin e marrëdhënieve diplomatike në mes të shteteve mike të Kosovës, Izraelit – Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit.

Sipas njoftimit për medie, ministrja Meliza Haradinaj Stublla e vlerësoi marrëveshjen si shumë të rëndësishme për vendosjen e paqes së qëndrueshme dhe prosperitetit në Lindjen e Mesme, si dhe një sukses maratonik të radhës të arritur gjatë këtij muaji me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Kosova mbetet partner i besueshëm dhe kredibil i SHBA-ve, me politikë të jashtme të mirëkoordinuar dhe do të përkrahë çdo akt që zgjeron diametrin e paqes dhe stabilitetit në botë”, tha Kryediplomatja Haradinaj Stublla./Objektiv/

Lajmet e fundit

Hoti thotë se kanë arritur marrëveshje me prodhuesit e qumështit, bëhet thirrje që të mos protestohet

Kryeministri Avdullah Hoti pas takimit me prodhuesit e qumështit ka thënë se kanë arritur një listë dakordimesh lidhur me kërkesat e tyre. Ai ka thënë...

Hoti takon përfaqësuesit  e “Ibër – Lepenc” dhe KRU “Prishtina”, bisedojnë për sfidat e këtyre ndërmarrjeve

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka pritur sot përfaqësuesit e...

Dallku kujtohen kohën kur luante kunder Willian

Ish-futbollisti i njohur, Armend Dallku, duke analizuar prag-ndeshjen ndermjet Liverpoolit dhe Arsenalit gjatë emisionit “Koha Shtese” në “Super Sport Kosova” është ndalur të flasë...

Vazhdon kontrabanda në kufi me Kamenicën, konfiskohet mish, pije energjike e duhan

Në Rogoqicë të Kamenicës mesnatën e së hënës po bëhej kontrabandë me mallra. Policia gjatë kontrollit në një veturë  ka konstatuar se automjeti ishte...

Dorëzohet deputeti Etem Arifi

Deputeti i Partisë së Ashkalinjve për Integrim, Etem Arifi, është dorëzuar në organet e drejtësisë. Siç ka mësuar KOHA, Arifi tani është duke u transferuar...

Ju pëlqejnë ëmbëlsirat? Ja si të zgjidhni çokollatën perfekte

Kënaqësia që merr prej çokollatës është e pashoqe ndërsa vlerat që merr prej saj, sidomos të zezës, nuk kanë të krahasuar. Kjo ëmbëlsirë është...