fbpx

Miratohet vendimi për ndërtimin e 29 shtëpive për të kthyerit

Përfaqësuesit e Zyrës së BE-së dhe Ministrisë për Komunitete dhe Kthim vendosën të ndërtojnë 29 shtëpi të reja për të kthyerit dhe personat e zhvendosur nga komunat Istog, Rahovec, Shtërpcë, Pejë dhe Graçanicë.

Vendimi u mor në seancën e fundit elektronike të Komitetit Drejtues të projektit “Kthimi dhe Riintegrimi në Kosovë, Faza e Pestë (EU RRK-5)”.

Seanca elektronike u mbajt në prani të përfaqësuesve të UNHCR-it dhe Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), e cila po zbaton projektin.

“29 familje të zgjedhura të të kthyerve dhe personave të zhvendosur brenda vendit me gjithsej 136 anëtarë, përfshirë fëmijët e vegjël, do të përfitojnë drejtpërdrejt nga ndërtimi i shtëpive. Përveç shtëpive të reja, familjet më të rrezikuara të të kthyerve dhe personave të zhvendosur brenda vendit gjithashtu do të marrin burime financiare stimuluese për të filluar biznesin e tyre në mënyrë që të kenë burime të të ardhurave dhe kështu të bëhen të pavarura ekonomikisht. Ndërtimi i të gjitha 29 shtëpive të sapo aprovuara është planifikuar të përfundojë deri në fund të vitit“, thuhet në njoftimin për media.

Projekti i përmendur i BE-së RRK-5 po implementohet në 12 komuna të Kosovës, përkatësisht: Graçanicë, Fushë Kosovë, Gjakovë, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Prizren, Pejë, Istog, Kamenicë, Klinë dhe Shtërpce.

Lajmet e fundit

Vazhdon kontrabanda në fshatrat kufitare të Kamenicës, kapen mish, pije energjike e duhan

Në Rogoqicë të Kamenicës mesnatën e së hënës po bëhej kontrabandë me mallra. Policia gjatë kontrollit në një veturë  ka konstatuar se automjeti ishte...

Dorëzohet deputeti Etem Arifi

Deputeti i Partisë së Ashkalinjve për Integrim, Etem Arifi, është dorëzuar në organet e drejtësisë. Siç ka mësuar KOHA, Arifi tani është duke u transferuar...

Ju pëlqejnë ëmbëlsirat? Ja si të zgjidhni çokollatën perfekte

Kënaqësia që merr prej çokollatës është e pashoqe ndërsa vlerat që merr prej saj, sidomos të zezës, nuk kanë të krahasuar. Kjo ëmbëlsirë është...

Arbëria nikoqire e Feronikelit sot në “Agron Rama”

Kampionati elitar në futbollin kosovar hap siparin për xhiron e katërt me ndeshjen ndërmjet Arbërisë dhe Feronikelit. Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Agron Rama”...

Gjuan me armë në aheng familjar, arrestohet istogasi

Një person ka shtie me armë zjarri në një aheng familjar në fshatin Trubohovc të Istogut, Ai është arrestuar nga policia, e cila i ka...

12 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës, një në gjendje të rëndë

12 pacientë të infektuar me COVID-19, po trajtohen në Spitalin e Pejës. Nga spitali kanë bërë të ditur, se 8 pacientë janë duke u trajtuar...