Mjekët autikë – nuk jemi saktësisht si na portretizojnë në seri televizive!

Shkrim nga Dr. Nina Louise Purvis, një mjeke me autizëm

Ju me siguri keni parë ose jeni duke shikuar njërën nga këto drama mjekësore – “Mucize Doktor”, “The Good Doctor”, “House”, “Grey’s Anatomy”. Ka edhe të tjera. Të gjitha kanë ose sugjerojnë një stereotip të autizmit në personazhe të caktuara.

Vetë personazhet kryesore në “The Good Doctor”, Dr. Dhaun Murphy dhe në “Mucize Doktor”, Dr. Ali Vefa, janë specialistë të kirurgjisë me kujtesë të shkëlqyeshme dhe vëmendje të lartë ndaj detajeve që përballen me stigmë, por shpesh shpëtojnë ditën përmes aftësive të tyre, duke i treguar të tjerëve që janë gabim për ta.

- FIA CONSTRUCTION-

Dr. Virginia Dixon ishte për një kohë të shkurtër drejtoresh e repartit të kirurgjisë kardiake në “Grey’s Anatomy”, dhe dallohej nga interesi i saj i veçantë në faktet mbi zemrën dhe prej tendencës për t’u mbi-shpjeguar porcedurat mjekësore pacientëve, por edhe nga mospëlqimi i kontakteve fizike dhe veshja e një maske shtesë mbrojtëse gjatë operacionit.

Gjersa unë mund të identifikojë veten tek disa aspekte të këtyre personazheve – edhe vështirësitë edhe aftësitë e veçanta – realiteti im është më i fshehur dhe thellë. Betejat e tilla si ndjeshmëria ndaj zhurmave, vështirësia me biseda normale, humbja në spital, zhvillimi i mekanizmave mbrojtës për të përballuar mënyrën e organizimit, apo ankthi që përjetoj për shkruarjen apo shqyrtimin e përgjigjeve të mia ndaj email-ave të ndryshme, janë gjëra që fshehi dhe maskoj me një buzëqeshje gjatë ditëve të punës. Nëse i lëmë vështirësitë anash, edhe unë mendoj që disa nga “tiparet dhe aftësitë” e mia më lejojnë të jem një mjeke më e mirë.

Unë i shikoj (dhe pëlqej) këto seri televizive, por po ashtu shoh shumë keqkuptime glamuroze dhe dështime në portretizimin e drejtë të komunitetit autik. Gama e shenjave dhe rrugëve të diagnostifikimi ndryshon shumë mes individëve, andaj mjeku stereotip i autizmit në këto seri nuk është gjithmonë një portretizim i saktë i asaj që në fakt jemi.

Dhe ka një “ne” – edhe pse përvoja ime është e imja, dhe nuk mund të flas për të gjithë. Numri totalë i mjekëve autikë që ushtrojnë profesionin nuk është i njohur. Një studim sugjeron një prevalencë prej 1% në numrin totalë të mjekëve të përgjithshëm, ndërsa mund të ndryshojë mes specialiteteve të ndryshme në bazë të aftësive dhe prirjeve të ndryshme ndaj tyre, prej patologjisë deri tek kirurgjia neurologjike.

Gjërat që më shërbejnë në karrierën time si mjeke janë vëmendja ndaj detajeve, hiper-fokusi dhe kreativiteti në diagnostifikime dhe trajtime të pacientëve. Empatia e rritur shpesh nuk portretizohen në këto seri televizive – ose nuk pritet – por është diçka që unë përdori në çdo takim me pacientë ose kolegë.

Si person që insiston në ndjekjen e rregullave dhe rregulloreve, unë e gjej vetëm duke u fiksuar me udhëzimet Nice (rekomandime të bazuara mbi prova mbi kujdesjen shëndetësore në Angli) – që më ndihmon në provime. Intereset e veçanta mund të formohen po ashtu – i imi duke qenë mënyra se si trupi njerëzor adaptohet me të qenit në hapësirë. Jam aq e interesuar mbi këtë sa që kam folur në konferenca, kam ndjekur ligjerata shoqërore, kam kryer projekte hulumtuese, kam përfunduar kurset në Agjencinë Evropiane të Hapësirës dhe jam duke marrë pushim për një vit nga trajnimi mjekësor që të hulumtojë këtë subjekt. Ky interes, që është kaq i ndryshëm nga puna ime tipike në spital, dhe kaq intensiv tek unë, ka rezultuar në biseda dhe lidhje me kolegët dhe pacientët e mi.

Kam zbuluar që për shkak të stetoskopit tim me vizatim hapësinorë, që një mjekë me të cilin kam punuar ishte një ekzaminues i kualifikuar i aviacionit dhe më ndihmoi që të fitoja mundësi përvoje pune në këtë fushë. Unë po ashtu kam ndarë këtë pasion me një pacient, nipi i të cilit dëshiron të jetë një astronaut, dhe ne bënim shaka që një ditë do ia bëjë unë testimin fizik në agjencinë hapësinore atij. Dashuria ime për hapësirën dhe akademinë nuk është e re; unë kam një diplomë në astrofizikë dhe kam një doktoratë në fizikë.

Për sa i përket vështirësve që i kaloj, për mua, të zhvendosem çdo dy javë në spital për jetesë, ku ka edhe mjekë të tjerë, është shumë e vështirë. Shumicën e rasteve jam më e lodhur se sa të tjerët, për shkak të ngarkesës mendore të maskimit të gjendjeve të mia tërë ditën. Bashkë me sensitivitetin tim ndaj zhurmave, mund të mbes e dërrmuar deri në pikën e paaftësisë. Shumë njerëz autikë vuajnë nga gjendje të shëndetin mendor dhe kanë paaftësi të veçanta të mësimit. Është vitale që të kemi mbështetjen e duhur dhe trajtime mbi këto. Kjo na shpie tek dokumente dhe takime të pafundme që duhet të bëjmë në mënyrë që të marrim këtë mbështetje. Dhe, natyrisht, së pari nevojitet një diagnozë, që përfshinë shumë pritje për takime mjekësore. Gjersa jam mirënjohëse që mbështetja ekziston, pengesat për të arrirë deri tek ajo janë të shumta.

Ekziston edhe frika e paragjykimeve dhe një luftë konstante për të kapur hapin në programe trajnuese të dizajnuara për mjekë që nuk janë autikë. Trajnimi mjekësor është sfidues për të gjithë – dhe aq më tepër për ne.

Vetëm kohëve të fundit, pasi që kam kërkuar në internet, kam gjetur kolegë me të cilët mund të kuptohem. I jam bashkuar një grupi në Facebook për mjekët autikë dhe një tjetër grupi për studentët e mjekësisë. Të kemi këso hapësirash për të diskutuar problemet dhe për të mësuar se si të tjerët përballen me vështrësi është një gjë shumë e mirëseardhur. Këto hapësira në internet u krijuan nga një mjeke me autizëm, që hapurazi tregoi eksperiencën e saj në një episod të ri të serisë “This Doctor Can”.

Gjersa ajo që ju shihni në TV mund të jetë argëtuese – dhe ky lloj përfaqësimi është esencial – unë mendoj që ne duhet të mirëpresim dhe t’u ofrojmë mjekëve real autikë që të kenë sukses në botën e mjekësisë që gjithnjë ndryshon dhe bëhet më sfiduese. /Objektiv/

 

Lajmet e fundit