fbpx

Modelja shqiptare zbulon se është infektuar me COVID në muajin e 9-të të shtatzënisë

Modelja shqiptare dhe biznesmenja Greiss Petroviç është infektuar me COVID-19 në muajin e 9-të të shtatzënisë.

Greiss Petroviç, e cila pritet të lindë djalin në fillim të dhjetori, tha se ishte ruajtur shumë për të mos u prekur nga koronavirusi për shkak se kishte frikën e bebit.

Ajo rrëfeu se është izoluar në shtëpi pasi është infektuar e gjithë familja, por po e kalon mirë dhe ka simptoma të lehta.

Ndërsa uroi që bebi të mos vijë në jetë derisa të shërohet nga COVID.

“Për fat të keq më zuri dhe jam ruajtur shumë. Kam shumë pak ditë që jam prekur, 7-8 ditë. Po e kaloj mirë, me temperaturë të papërballueshme. Jemi të gjithë në shtëpi, na ka zënë të gjithëve. Do të doja shumë të mos e kaloja sepse kisha frikën e bebit. Jam gjithë kohës në kontakt me mjekë. Kisha menduar që në tre javët e fundit të shtatzënisë të mos takoja njeri, ta ndërprisja dhe punën. Dhe siç kisha menduar më ndodhi, por uroj që të mos vijë bebi derisa ta mbyll këtë dreq COVID-i,”– tha modelja, e ftuar në “Ftesë në 5”.

Greiss Petroviç komentoi edhe setin nudo pranë vajzës së saj 2-vjeçare, Emel, duke u shpreh se ishte “i vërtetë pasi kështu vijmë në jetë”.

“Është një set i guximshëm, por më shumë se i guximshëm është i vërtetë. Ne kështu vijmë në jetë dhe kështu e mendova dhe unë. Ky është seti i dytë që ne bënim bashkë dhe nuk ishte atë ditë shumë e lumtur. Po të shikoni portretin e Emel është pak e mërzitur, si duket ishte ambienti i ri, njerëz të rinj dhe nuk kaq qenë i lehtë për tu realizuar, nuk qëndronte. Ajo qëndron si modele dhe pse mua ma nxiu pak por dolëm foto të papara. Duke menduar se shtatzënë, jo shumë e vogël në muaj dhe me Emelin pranë mendoja se mund të ishte set më i thjeshtë,”

Lajmet e fundit

Këto skuadra e kanë siguruar kualifikimin në rrethin e ardhshëm të Ligës së Evropës

Janë zhvilluar ndeshjet e rrethit të pestë në Ligën e Evropës, ku pati shumë befasi dhe ndeshje të forta, pas së cilave disa skuadra...

Goli i javës shënohet nga adoleshenti i Romës (VIDEO)

Roma ka fituar me rezultat 3:1 ndaj Young Boys në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Evropës. Golin e dytë për skuadrën italiane e shënoi...

Haradinaj: Nëse bëhem president, nuk do të kthehem më në AAK

Haradinaj tregon se kush do ta zëvendësojë në AAK nëse bëhet president. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për pasuesin e tij në parti...

Vuçiq paralajmëron vazhdimin e dialogut me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Në një intervistë për Radio...

Liga e Evropës: Arsenal fiton bindshëm dhe shkruan historinë – rezultatet

Arsenal ka mposhtur 4-1 Rapidin e Vjenës në Europa League dhe ka siguruar matematikisht vendin e parë në Grupin B. Arsenal ka rihapur dyert për...

Shkurtimi i dënimit për Tasiq, ja çfarë thonë banorët e Krushës që protestuan

Apeli ka ndryshuar aktgjykimin e Themelores për Darko Tasiq, serbi dënohet me 11 vjet burgim. Nga fshati Krushë e Madhe erdhi tek Pallati i Drejtësisë...