Mozzik “thumbon” me freestyle: Dikush i ka fajet për gjendjen e rëndë në Kosovë

Rep-artisti i njohur shqiptar, Mozzik ka krijuar një “freestyle”.

Ai përmes një postimi në Instagram ka ndarë me ndjeksit e tij disa vargje në të cilat shpreh mllefin rreth gjendjes së krijuar në Kosovë.

- FIA CONSTRUCTION-

Mirmengjes Popull, mirmengjes Kosove, e di qe jeni tesh e jeni lodh. E di qe jeni ftof e jeni ngri..Tu prit mire , u bo vec ma zi” ishin disa prej vargje të cilat preken gjendjen e rëndë të papunësis, sistemin shëndetësor dhe të rinjët të cilët janë më të dëmtuarit nga kjo gjendje.

Kënga u titullua “Dikush i ka fajet” ndërsa tekstin e gjeni më poshtë:

Mirmengjes Popull,mirmengjes
Kosove ..e di qe jeni tesh e jeni lodh
E di qe jeni ftof e jeni ngri ..
Tu prit mire , u bo vec ma zi..
Syt nau kan qorru me ket Anarki
Thojn pasyqrja shtetit osht 1 i ri
Po njo i ri o zotni sot nuk ka fuqi
Menon per kokain edhe vec me pi..
Skan vene tpunes tani i mshojne hunes
E gjen ni allti e i I gjuhet dhunes
Sistemi jetes prej t’hanes dej tshtunes
Lufta per egzistence n’kahje t’rruges..
Shume pak sene jon nrregull
Si me kon ujq,kejt jeten mjegell..
Lufta per karrik,lufta per leter
Tu ju prit poplli u bo i vjeter..
Kto sene besa edhe tverberit i shohin
Besa edhe shurdhi fjalt jau nin..
Ktu per fat tkeq skemi as mjeksi
Njo me leukemi duht me qu n’Turki
E kan fitu me lufte,po dojn me
Hup me laps..
Gjendja nkosove o shume kolaps..
Secili i kemi fajet kapak..
Po bjen shi ,amo dielli del prap..
Dikush i ka fajet..
Amo kush spe Di..
Se di a i kem na ?
A kta n’Qeveri..
Tu prit mire u bo mire u bo vec ma zi
Une spo di une spo di..
Kallzom qa me bo une si i ri
A mi ngu hala hala a mo mos mi ni
A mju besu hala , nuk pe di nuk pe di..

Lajmet e fundit