fbpx

Muriqi flet si ‘shqiponjë’, tregon objektivat e reja

Reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi sot edhe zyrtarisht është bërë futbollist i Lazios.

Muriqi pas zyrtarizmit ka ardhur me një mesazh të fuqishëm drejtuar skuadrës turke, aty ku thotë se pati momente që nuk do t’i harrojë kurrë.

“Kur erdha në Fenerbahce, e dija që po hyja në derën e një klubi shumë të fuqishëm dhe hamendësoja se çfarë mund të më priste. Por, në një familje të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin unë hasa me një dashuri më të madhe nga ç’e prisja. Gjithmonë kam dëshiruar të bëja më të mirën time të mundshme për ta shpërblyer këtë dashur të treguar ndaj meje. Kam përjetuar momente të paharrueshme bashkë me milionat e tifozë tanë.

Dashuria juaj do të jetë gjithmonë mbështetja dhe forca ime ndërsa po filloj këtë aventurë të re dhe po drejtohem drejt objektivave të reja. Krahas presidentit tonë, Ali Koç, drejtuesve tanë, shokëve të mi të skuadrës, stafit teknik dhe të gjithë stafit të klubit, do të doja të falënderoja gjithashtu edhe tifozët e mëdhenj të Fenerbahces. Ju faleminderit shumë për dashurin dhe ndjenjat unike që më keni dhuruar dhe përjetuar. Mirëmbetshi…”, ka shkruar Vedat Muriqi.

Skuadra italiane e ka zyrtarizuar futbollistin kosovar për të cilin pagoi 18 milionë euro tek skuadra turke Fenerbahce.

Sulmuesi 26 vjeçar për Fenerbahcen shënoi 17 gola në 36 ndeshje.

Lajmet e fundit

100 pacientë me COVID-19 nëpër spitale, 4 në gjendje të rënde

Ministria e Shëndetësisë, njoftoi sot se 100 pacientë të prekur nga COVID-19 janë të shtrirë në spitalet e Kosovës. Prej këtyre pacientëve, 4 janë në...

Vazhdon të bie numri i rasteve aktive me COVID-19, u shëruan edhe 113 pacientë

Ka vazhduar edhe sot të jetë më shumë së dyfish më i lartë numri i personave të shëruar nga COVID-19 sesa i rasteve të...

Akil Gjakova garuesi më atraktiv i turneut në Pejë

Sot në Pejë është zhvilluar gara e parë e xhudos e cila njëherësh shënon edhe rifillimin e aktiviteteve në këtë sport që prej fillimit...

3 të vdekur dhe 47 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), njoftoi sot për 3 të vdekur dhe 47 raste të reja me Koronavirus gjatë 24 orëve në Kosovë. Gjatë...

​Goditën një person, dënohen me burgim prej 1 viti

Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Podujevë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve A.S dhe D.S se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale lëndim...

Sipas exit poll-it, zviceranët kanë votuar bindshëm pro lëvizjes së lirë me vendet e BE-së

Sipas një exit poll-i të transmetuesit SRF, pjesa më e madhe e zviceranëve kanë votuar kundër largimit të shtetit helvetik nga marrëveshja për lëvizje...