Mustafa takon ambasadorin e Austrisë, bisedojnë për zgjedhjet

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, është takuar sot me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.

Sipas njoftimit nga LDK, gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe qëndrimet e LDK-së karshi zgjedhjeve parlamentare.

- FIA CONSTRUCTION-

Po ashtu u diskutua për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Austrisë.

Kryetari Mustafa e falenderoi ambasadorin Weidinger dhe shtetin e Austrisë që e ka mbështetur Kosovën në të gjitha proceset zhvillimore dhe shtetndërtuese.

Lajmet e fundit