fbpx

Muzikali “Diana” do debutojë në Netflix para premierës në Broadway

Pasi që Broadway akoma është i mbyllur për shkak të pandemisë CoViD-19, producentët e “Diana: A New Musical” mbi jetën e Diana-s, princeshës së Wales, kanë njoftuar që muzikali do të debutojë në Netflix vitin e ardhshëm, para premierës në Broadway.

Kjo shfaqje ishte planifikuar që të debutojë në Teatrin Longacre në Broadway me 31 mars, por kjo u anulua për shkak të pandemisë.

“Ne flasim për të gjithë kompaninë kur themi që jemi jashtëzakonisht të entuziazmuar që më në fund mund të ndajmë shfaqjen tonë me të gjithë fansat e teatrit në botë,” thanë producentët në një deklaratë të përbashkët. “Edhe pse nuk ka një zëvendësim për teatrin live, ne jemi të nderuar të jemi pjesë e zbavitjes kualitative që Netflix i ofron njerëzve në tërë botën.”

Muzikali tani është planifikuar të debutojë në Broadway me 25 maj 2021, por akoma nuk dihet data e saktë e premierës në Netflix.

“Diana”, e krijuar me regji nga Christopher Ashley, do të filmohet pa audiencë në skenën e Teatrit Longacre dhe do të përfshijë ansamblit origjinalë të shfaqjes së Broadway, ndër ta Jeanna de Waal si Diana, Roe Hartampf si Princi Charles, Erin Davie si Camilla Parker Bowles dhe Judy Kaye si Mbretëresha Elizabeth. /Objektiv/

BURIMICNN

Lajmet e fundit

Dorëzohet deputeti Etem Arifi

Deputeti i Partisë së Ashkalinjve për Integrim, Etem Arifi, është dorëzuar në organet e drejtësisë. Siç ka mësuar KOHA, Arifi tani është duke u transferuar...

Ju pëlqejnë ëmbëlsirat? Ja si të zgjidhni çokollatën perfekte

Kënaqësia që merr prej çokollatës është e pashoqe ndërsa vlerat që merr prej saj, sidomos të zezës, nuk kanë të krahasuar. Kjo ëmbëlsirë është...

Arbëria nikoqire e Feronikelit sot në “Agron Rama”

Kampionati elitar në futbollin kosovar hap siparin për xhiron e katërt me ndeshjen ndërmjet Arbërisë dhe Feronikelit. Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Agron Rama”...

Gjuan me armë në aheng familjar, arrestohet istogasi

Një person ka shtie me armë zjarri në një aheng familjar në fshatin Trubohovc të Istogut, Ai është arrestuar nga policia, e cila i ka...

12 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës, një në gjendje të rëndë

12 pacientë të infektuar me COVID-19, po trajtohen në Spitalin e Pejës. Nga spitali kanë bërë të ditur, se 8 pacientë janë duke u trajtuar...

Dyshime për trafikim armësh, Policia në aksion në rajonin e Pejës

Policia e Kosovës në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka zhvilluar një aksion policor në rajonin e Pejës. Lajmin për media e ka...