Në ditën që do të vinte në jetë, Chrissy Teigen përkujton bebushin e ndjerë

Chrissy Teigen vazhdon të nderojë vogëlushin e saj Jack, të cilin e humbi në javën e 20-të të shtatzanisë. Modelja e mirënjohur postoi në Instagram një foto të dorës së saj, në të cilën mbante disa byzylykë me emrat e fëmijëve të saj, përfshirë dhe një për Jack.

“Sot do të ishte data e lindjes. Të duam përgjithmonë”, shkroi modelja krahas postimit. Teigen dhe bashkëshorti i saj, John Legend njoftuan se do të bëheshin prindër për herë të tretë, por për shkak të problemeve me shtatzaninë, vogëlushi nuk mundi të mbijetonte.

- FIA CONSTRUCTION-

Pas humbjes së bebushit, modelja u shpreh: “Pas disa netëve në spital, mjeku më tha saktësisht atë që e dija se do vinte – ishte koha për t’i thënë lamtumirë. Ai thjesht nuk do t’i mbijetonte kësaj, dhe nëse do të vazhdonte më gjatë, edhe unë nuk do të mbijetoja.”

Lajmet e fundit