fbpx

Në Indi, mbi 90 mijë raste të reja me Koronavirus për 24 orë

India ka regjistruar mbi pesë milionë të infektuar nga Koronavirusi i ri, numër ky më i larti pas Shteteve të Bashkuara.

Ministria e Shëndetësisë e Indisë raportoi 90.123 raste të reja në 24 orët e kaluara, duke rritur totalin në 5.020.359.

Më shumë se 80.000 njerëz kanë vdekur, derisa raportohet për mungesë të shtretërve në kujdesin intensiv dhe furnizimeve me oksigjen.

Rritja e numrit të të infektuarve vjen derisa qeveria po vazhdon të heqë kufizimet në të gjithë vendin në përpjekje për të ringjallur ekonominë. Miliona persona kanë humbur vendet e punës që nga muaji mars.

Së fundi, palestrat janë bizneset që do të rihapen, ndërsa shkollat, kolegjet dhe sallat e kinemasë mbeten të mbyllura. Por, shumica e vendeve të punës dhe tregjeve janë kthyer në normalitet, dhe shumë qytete po lejojnë restorantet dhe baret të rifillojnë shërbimet.

Numri i përgjithshëm në të gjithë botën i rasteve të konfirmuara me koronavirus është 29.4 milionë, sipas një llogaritje nga Universiteti Johns Hopkins, me seli në SHBA./REL/

Lajmet e fundit

Munishi: Vetëm kështu futbolli ynë shkon përpara

Gjilani dhe Ballkani kanë luajtur baras 0:0 në kuadër të javës së tretë të Superligës. Trajneri i skuadrës nga Theranda, Ismet Munishi, është shprehur i...

​3 viktima dhe 148 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

148 raste të reja, 3 viktima dhe 65 persona të shëruar është bilanci i COVID-19 për 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore. Numri më...

​Java e ardhshme me mot të ndryshueshëm, pritet ngritje e temperaturave

Gjatë pesë ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë një mot i ndryshueshëm. E hëna fillon mot me diell, por gjatë ditës pritet...

Rumania mban zgjedhjet lokale

Vendvotimet në Rumani janë hapur dhe qytetarët po votojnë për zgjedhjet lokale. Këto zgjedhje po shihen si test për qeverinë e vendit, e cila...

​Zemaj: Situata e menaxhueshme me pandemi nuk guxon të kthehet në pakujdesi

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj deklaroi sot se masat antiCOVID-19 të marra nga Qeveria e Kosovës, pas rekomandimeve të IKSHPK-së, dhe konsultave me ekspertë...

Gjilani – Ballkani, pa fitues në derbi

Ndeshja ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit, e vlefshme javën e tretë në Superligën e Kosovës ka përfunduar me barazimin 0-0. Skuadra që drejtohet nga Ismet Munishi...