fbpx

Ngrihet aktakuzë ndaj ish-rektorit të Universitetit të Prizrenit, Ramë Vata

Prokuroria e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj ish-rektorit të Universitetit të Prizrenit, Ramë Vata, që tani mban postin e kryetarit të Degës së PDK-së në Suharekë.

Aktakuza është ngritur nën dyshimin se Vata ka cënuar të drejtën e punësimit karshi kandidatit për punësim në Universitetin që ai e drejtonte, Vehbi Miftari, raporton Kallxo.com.

Lutfi Morina, zyrtar i lartë në Prokurorinë e Prizrenit ka konfirmuar se aktakuza është ngritur më 10 qershor të këtij viti.

Vata akuzohet se nga data 30.09.2017 e deri në tetor të vitit 2018, në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren në cilësi të Rektorit të Universitetit, ia mohoi apo kufizon personave tjerë të drejtën në punësim në kushte të njëjta.

Sipas Prokurorisë ai nuk e kishte zbatuar vendimin e Sektorit të Inspeksionit të Arsimit në Prizren të datës 14.09.2017, përmes të cilit urdhërohej Universiteti që të rishqyrtojë konkursin e datës 01.08.2016.

Ai në atë vendim ishte urdhëruar të themelojë komision recensues me kompetencë profesionale dhe kredibile në fushat specifike të publikuara në konkurs, të garantojë respektimin e akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi, të trajtojë barabartë të gjithë pjesëmarrësit në konkurs si dhe Universiteti të përzgjedhë komision recensues të veçantë për çdo fushë.

“Vendim i cili në mënyrë të plotë nuk është zbatuar nga i pandehuri, me ç’rast të dëmtuarit Vehbi Miftari ia ka mohuar apo kufizuar të drejtën në punësim në kushte të njëjta me personat tjerë pjesëmarrës në konkurs.”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

I kontaktuar nga KALLXO.com, Vata ka thënë se nuk ka dëgjuar asgjë në lidhje me këtë aktakuzë.

Ramë Vata mbajti pozitën e rektorit të Universitetit të Prizrenit deri në vitin 2018, ndërkaq tani këtë pozitë e mban Ismet Temaj.

Vata po ashtu në vitin 2019 u zgjodh kryetar i PDK-së në Suharekë.

Lajmet e fundit

Holanda shënon rekord të rasteve ditore të koronavirusit

Gjatë 24 orëve të kaluara, Holanda regjistroi 2,995 raste të reja të koronavirusit, që është shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë. Kështu,...

Mezani tregon çfarë i duhet ende skuadrës së tij

Gjilani nuk ka arritur më shumë se barazimi 0:0 në derbin e zhvilluar me Ballkanin. Pas ndeshjes trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani për “Art Sport”...

Munishi: Vetëm kështu futbolli ynë shkon përpara

Gjilani dhe Ballkani kanë luajtur baras 0:0 në kuadër të javës së tretë të Superligës. Trajneri i skuadrës nga Theranda, Ismet Munishi, është shprehur i...

​3 viktima dhe 148 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

148 raste të reja, 3 viktima dhe 65 persona të shëruar është bilanci i COVID-19 për 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore. Numri më...

​Java e ardhshme me mot të ndryshueshëm, pritet ngritje e temperaturave

Gjatë pesë ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë një mot i ndryshueshëm. E hëna fillon mot me diell, por gjatë ditës pritet...

Rumania mban zgjedhjet lokale

Vendvotimet në Rumani janë hapur dhe qytetarët po votojnë për zgjedhjet lokale. Këto zgjedhje po shihen si test për qeverinë e vendit, e cila...