fbpx

Nikolaj Coster-Waldau: “Nuk më mungon ‘Game of Thrones’”

Aktori Nikolaj Coster-Waldau ka adresuar përfundimin e serisë “Game Of Thrones”, duke thënë që nuk i mungon historia po i mungojnë kolegët e tij aktor.

Aktori danez, që portretizoi Jaime Lannister në serinë e HBO-së, tha që historia ka përfunduar vitin e kaluar me konkluzionin e sezonit të tetë.

Në një intervistë me “The Kelly Clarkson Show”, Coster-Waldau tha që ajo që i mungon më së shumti nga ditët e “GOT” është shokët dhe shoqet që ka bërë duke e filmuar.

“Mendoj që e kemi treguar historinë,” tha ai, duke shtuar: “Më mungojnë shokët/shoqet e mia. Kur kalon gati 10 vite së bashku me dikë… krijon shoqëri. Andaj më mungojnë.”

Ai vazhdoi duke përmendur aktorët e rinj të serisë, ndër ta edhe Sophie Turner (Sansa Stark) dhe Maisie Williams (Arya Stark): “Ata ishin fëmijë kur filluam. Ata u bënë të rritur gjatë serisë.”

“Është një eksperiencë e jashtëzakonshme dhe intensive. Po ashtu, kur seria u bë aq e suksesshme sa ishte, u krijua një sfidë tërësisht e re. Por brenda, ishte gjithnjë shumë kënaqësi të punoje,” tha ai.

/Objektiv/

BURIMINME

Lajmet e fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 29 shtator 2020

Dashi Ju po hyni në një kohë të gjallë në jetën tuaj, që do të thotë se është një kohë e shkëlqyer për të filluar...

Ekonomia shqiptare pritet të pësojë rënie deri në 7,5 përqind

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në deklaratën përmbyllëse të misionit virtual në Shqipëri ka bërë të ditur se ekonomia pritet të tkurret me 7.5% ketë...

Kosova mund t’i sheh “hairin” koronavirusit

Tetë futbollistë dhe katër anëtarë të stafit skuadrës së Genoas kanë dalë pozitivë në testin për Covid-19. Klubi italian ka konfirmuar lajmin përmes një njoftimi...

Naim Qalaj merr sot zyrtarisht detyrën e Avokatit të Popullit

Naim Qalaj do ta marr sot zyrtarisht detyrën e Avokatit të Popullit. Dorëzim-pranimi i detyrës do të bëhet në oën 11:00 nga Avokati i deritanishëm...

S’ka pushim të hënave kur festa bie në fundjavë, komisioni shqyrton projektligjin për Festat Zyrtare

Komisioni parlamentar për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media do të mblidhet sot në orën 13:00 për të shqyrtuar në parim projektligjin...

Dita Botërore e Zemrës

Çdo vit Organizata Botërore e Shëndetësisë në bashkëpunim me Federatën Botërore të zemrës organizojnë Ditën Botërore të Zemrës. Dita Botërore e Zemrës mbahet në nivel...