fbpx

OBSH-ja deklaron që ushqimet janë të sigurta nga koronavirusi

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) sot ka deklaruar që njerëzit nuk duhet të frikësohen nga infektimi me SARS-CoV-2 nga ushqimi, pasi që hulumtuesit kinezë gjetën gjurmë të virusit në ushqime dhe paketime të tyre.

Virusi u gjet në pula të ngrira të importuara nga Brazili të martën në qytetin kinezë të Shenzhen. Autoritetet menjëherë testuan njerëzit që ishin në kontakt me këto produkte të kontaminuara, dhe të afërmit e tyre. Të gjithë rezultuan negativë.

OBSH-ja tha që nuk ka nevojë për panik – dhe që nuk ka asnjë shembuj që kjo sëmundje respiratore mund të transmetohet përmes ushqimit.

“Njerëzit tashmë janë të frikësuar mjaftueshëm,” tha drejtori i emergjencave në OBSH, Michael Ryan, gjatë një konference virtuale për media në Gjenevë.

“Njerëzit nuk duhet të frikësohen nga ushqimet apo paketime e ushqimeve apo nga përgatitja dhe shpërndarja e ushqimeve. Nuk ka asnjë provë që ushqimi apo zinxhiri ushqimor është duke participuar në transmetimin e këtij virusi. Ushqimi ynë, nga perspektiva e COVID, është i sigurt.”

Maria Van Kerkhove po ashtu tha që OBSH-ja është në dijeni që Kina është duke testuar ushqimet dhe paketimet e tyre për të shikuar nëse ato janë të kontaminuara.

“Ata kanë testuar disa qindra mijëra mostra nga ushqimet dhe paketimet e tyre dhe kanë gjetur më pak se 10 mostra pozitive deri më tani,” tha ai.

“Ne e dimë që virusi mund të qëndrojë në sipërfaqe për ca kohë. Nëse virusi është në fakt në ushqime – dhe ne nuk kemi asnjë shembull të transmetimit të virusit përmes ushqimeve – edhe ky virus, si të tjerët, mund të vritet kur ushqimi gatuhen.” /Objektiv/

Lajmet e fundit

​Goditën një person, dënohen me burgim prej 1 viti

Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Podujevë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve A.S dhe D.S se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale lëndim...

Sipas exit poll-it, zviceranët kanë votuar bindshëm pro lëvizjes së lirë me vendet e BE-së

Sipas një exit poll-i të transmetuesit SRF, pjesa më e madhe e zviceranëve kanë votuar kundër largimit të shtetit helvetik nga marrëveshja për lëvizje...

Mbyllet pjesa e parë në derbi, ky është rezultati

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Gjilanit e Ballkanit, e vlefshme për javën e tretë të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan...

Lokaleve në Shqipëri iu lejohet puna në ambiente të brendshme nga 1 tetori

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se lokalet dhe restorantet do të hapen për shërbim edhe në ambientet e brendshme. Sipas saj, Komiteti Teknik i...

​Mungesa e kuorumit në Kuvend, shenjë e afrimit të zgjedhjeve të reja

“Në mungesë të kourumit kjo pikë do të përsëritet seancën e radhës”. Kjo është fjalia më e shpeshtë që po i bie të përdorë...

Super ofertë për Hysajn

Të dhëna të rëndësishme janë regjistruar në orët e fundit për Elseid Hysajn. Sipas gazetës “Tuttosport”, futbollisti shqiptar është në pritje të lajmeve nga...