fbpx

Osmani:Kujdes, po rritet rreziku nga CoVID-19

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ftoi sonte qytetarët që të kenë kujdes të shtuar nga virusi CoVID-19 dhe përhapja e tij.

Ajo nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook tha se beteja me COVID-19 nuk ka përfunduar dhe këta muaj do të rritet rreziku siç po dëshmohet me rritjen e numrave të të infektuarve.

Postimi i plotë i Osmanit:

Beteja jonë me COVID-19 nuk ka përfunduar dhe këta muaj rritet rreziku siç po dëshmohet me rritjen e numrave të të infektuarve. Por, siç kam theksuar gjithmonë, prapa secilit nga këta numra qëndron një histori, një familje, dhimbje e frikë, përballje me shumë sfida. Prandaj, kujdesi ynë ndaj shëndetit tani është edhe më i rëndësishëm. Dhimbja jonë mund të rritet ditë pas dite, ashtu siç po rriten numrat, në qoftë se nuk tregojmë kujdes të shtuar.

Pra, ta mbajmë maskën, higjienën e distancën fizike edhe atëherë kur ndihemi të lodhur nga e gjithë kjo që po ndodhë, e edhe atëherë kur na mungojnë përqafimet e më të dashurve.

COVID-19 është kudo përreth nesh. Kemi nevojë të mobilizohemi me një zë që ta zvogëlojmë dhimbjen, t’i zvogëlojmë vuajtjet dhe ta rrisim shpresën!

Lajmet e fundit

Morena Taraku me pozë provokuese në të brendshme

Ajo është njëra nga personazhet shqiptare që rrëmben vëmendje të madhe në rrjetet sociale. Fjala është për këngëtaren Morena Taraku, e cila njëherësh është shumë...

Ja si duken 60 sekondat e para të jetës së një fëmije

Zhvillimi i përshpejtuar i fëmijëve gjatë viteve të para të jetës së tyre ka zgjuar gjithmonë interesin e shkencëtarëve dhe ekspertëve. Por a keni menduar...

Tre të vdekur gjatë 24-orëve të fundit si pasojë e CoViD-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.018 mostra të...

UEFA publikon listën e lojtarëve më të shpejtë në Ligën e Kampionëve

UEFA në raportin e saj vjetor publikoi listën e lojtarëve më të shpejtë për sezonin e kaluar në Ligën e Kampionëve. Lojtari që arriti shpejtësinë...

REL: Kosova dhe Serbia ulen të enjten në tavolinë të bisedimeve

Pas më shumë se një muaji, të enjten më 29 tetor në Bruksel pritet të zhvillohet takimi i delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në...

Balaj në takim me studentët: Ndryshimit të domosdoshëm në vendin tonë i duhet forca rinore

Zëvendëskryeministrja, Albulena Balaj ka pritur në takim studentët e Fakultetit Filozofik të Universitetit “Hasan Prishtina”. Balaj thotë se ishte kënaqësi për të që të takohet...