Për të rinjtë emocionet janë viruse sociale shumë ngjitëse

Nga: Jack Andrews

Shkrim nga Jack Andrews, një student i doktoraturës në fushën e neuroshkencës dhe shëndetit mental në Universitetin e Londrës.

Kur dëgjojmë fjalën “ngjitëse”, mendja na shkon direkt tek viruset de bakteriet që mund të shpërndahen përmes teshtimave dhe kollitjeve. Kjo pikëpamje e e ngushtë prioritizon biologjiken, gjersa ngjitja nuk është unike vetëm për shpërndarjen e mikroorganizmave.

- FIA CONSTRUCTION-

Ekziston një trup që po rritet vazhdimisht i provave shkencore që tregon që gjendjet tona të brendshme mendore, duke përfshirë edhe emocionet, mund të jenë të transmetueshme në mënyrë sociale.

Për të kuptuar natyrën dhe dinamikën e ngjitjes emocionale është e rëndësishme që të theksojmë mënyrën se si bashkëveprimet tona sociale mund të ndikojnë në mirëqenien tonë.

Brenda fushës time të hulumtimit – zhvillimi adoleshentë – kjo paraqet shqetësim të veçantë: mesatarisht 75% e të gjitha gjendjeve të shëndetit mendor fillojnë para moshës 24 vjeçare, dhe adoleshentët janë më sensitivët kur vie fjala tek influenca nga rrethi i tyre.

Eksplorimi i mënyrës se si gjendja e humorit shpërndahet nga një person te tjetri mund të na ndihmojë që të kuptojmë se si sëmundjet mendore zhvillohen.

Në 1948, banorët e Framingham, një qytet në Massachusetts në SHBA, u rekrutuan që të marrin pjesë në një studim të madh. Fillimisht ky studim dëshironte të kuptonte arsyen e sëmundjes së zemrës.

Por, dekada më vonë, hulumtuesit vërejtën potencialin unik dhe të pashfrytëzuar të këtyre të dhënave.

Përpos që kishte ndjekur sëmundjen e zemrës, studimi origjinalë kishte mbledhur informacione në simptoma depresive si humori i keq dhe ndjenja e të qenit pashpresë, dhe kishte pyetur individët që të emëronin familjarët dhe miqtë e tyre të afërt.

Kjo nënkuptoi që, në 2012, hulumtuesit mund të krijonin hartë për rrjetin shoqëror të të gjithë qytetit – për të ndjekur se cilët njerëz kalonin kohë së bashku – dhe pastaj të ekzeminonin nëse nivelet e simptomave depresive mes miqve ishin të lidhura.

Duke përdorur modele të sofistikuara matematikore, ata demonstruan që banorët e Framingham kishin më shumë gjasa të kishin simpotma depresive nëse një shok/shoqe i/e afërt e tyre i kishte ato simptoma po ashtu.

Çuditërisht, ky efekt shkonte deri në tre shkallë të ndarjeve; me një mik me depresion të një miku të një miku duke shtuar mundësinë e personit që të bie në depresion. Nuk ishte vetëm niveli i humorit që ndërlidhej midis miqve: struktura të ngjashme u zbuluan edhe në nivelet e lumturisë së njerëzve.

Ajo çfarë nuk mund të dimë vetëm nga këto gjetje është nëse kjo ka ndodhur si shkak i ngjitjes apo nga homofilia, ku njerëz me ngjashmëri tërheqin njëri-tjetrin dhe bashkohen.

Hulumtuesit e investiguan këtë duke ndjekur ndryshimet në disponimin e njerëzve ndër kohë dhe në fund zbuluan që edhe depresioni edhe lumturia në fakt shpërndahen si një sëmundje ngjitëse, edhe kur gjendjet mendore të njerëzve ishin që nga fillimi të ngjashme.

Kjo sugjeron që disponimi ynë ndikohet nga ata rreth nesh.

Disa hulumtime indikojnë që ky efekt është më i fuqishëm për lumturinë se sa për disponimin e keq: një studim i 2010, modeloi shpërndarjen e disponimit dhe gjendjes mendore gjatë disa viteve brenda Framingham, dhe zbuloi që ngjitja e disponimit pozitivë ka një efekt shumë më të qëndrushëm se sa ngjitja e disponimit negativë.

Kjo është në vijë me idenë e qeshjes ngjitëse: kur shohim ose dëgjojmë dikë duke qeshur, kemi shumë më shumë mundësi të qeshim edhe vet.

Në një studim tjetër nga 2006, hulumtuesit pyetën njerëzit që të dëgjojnë zëra të ndryshëm gjatë kohës që ndodheshin brenda një skaneri të trurit: disa pozitive, që përfshinin qeshje, dhe disa negative, që përfshinin bërtitje.

Të dy tipet e zërave shkaktuan që rajoni trurit që vë në lëvizje muskujt tanë të aktivizohet. Por, ky aktivitet ishte shumë më i fuqishëm për zërat pozitivë si qeshja, duke sugjeruar që këto janë më ngjitëse se sa zërat negativë.

Disponimi mund të shpërndahet mes adoleshentëve në shkollë. Në një studim nga 2015, hulumtuesit zbuluan që edhe lumturia edhe simptomat e depresionit mund të përhapen përmes rrjeteve sociale të miqve në shkollë.

Po ashtu ata zbuluan që disa shok/shoqe që rregullisht kanë disponime pozitive mund të ulin rrezikun e adoleshentëve që të zhvillojnë depresion. Për ata që tashmë janë në depresion, miqtë e gëzuar u rritin mundësinë që të shërohen brenda një periudhe prej 6 deri 12 muajshe.

Ngjitja e emocioneve në këtë moshë nuk është surprizuese: në krahasim me të rriturit, adoleshentët e kanë më të vështirë të kontrollojnë emocionet, dhe kanë më shumë gjasa që të ndikohen nga rrethi i tyre.

Ndjeshmëria e tyre ndaj ngjitjes emocionale fuqizon ndikimin e miqësive të tyre në shëndetin dhe mirëqenien e tyre mendore. Krijimi i miqësive mbështetëse duhet të jetë fokusi për çdo intervenim që ka qëllim uljen e nivelit të depresionit apo disponimit të keq tek të rinjtë.

Këto ditë, shumica e bashkëveprimeve tona sociale ndodhin përmes internetit, dhe rrjetet tona sociale online janë po ashtu faqe të ngjitjes emocionale.

Konsideroni një eksperiment kontraversal të një shkalle të madhe të kryer mbi së paku 700000 përdorues të Facebook në vitin 2014. Hulumtuesit nga Facebook dhe Universiteti Cornell ndryshuan përmbajtjet që përdoruesit e Facebook shihnin në faqet e tyre, pa e ditur ata.

Individët u selektuan që të shohin ose më pak postime pozitive ose më pak postime negative. Kur njerëzit panë më pak postime pozitive se sa normalisht, ata publikuan më pak postime pozitive dhe më shumë postime negative të tyre; e kundërta ndodhi tek njerëzit që u ekspozuan ndaj më pak postimeve negative.

Përmes ngjitjes online, efektet e eventeve fizike mund të transmetohen tek njerëzit edhe në lokacionet më të largëta.

Në një studim nga 2014 të kryer në miliona përdorues të Facebook-ut për një periudhë tre vjeçare, shkencëtarët nga Univesiteti i California-s, Universiteti i Yale dhe nga Facebook eksploruan mënyrën se si moti ndikon llojin e përmbajtjeve të postuara.

Në ditë me shi, numri i postimeve pozitive u zvogëlua, dhe numri i postimeve negative u shtua. Në vete, të dhënat na tregojnë vetëm që njerëzit postojnë më shumë statuse negative gjatë motit të keq – një gjetje josurprizuese.

Por, hulumtuesit zbuluan që ditët me shi, po ashtu ndikonin natyrën e postimeve të shokëve nga qytete që nuk kishin shi në atë kohë. Për çdo person që jetonte në qytete ku biente shi dhe që postonin përmbajtje më negative, shprehja emocionale e q deri 2 shokëve që jetonin diku tjetër u ndikua.

Mund të ketë një numër të madh të arsyeve se pse ndikohemi nga disponimi i njëri-tjetrit.

Një mundësi është aktivizimi: kur shohim ose lexojmë shprehjet emocionale të të tjerëve, ne përgatitemi që të ndjejmë ato emocione edhe vet. Kjo mund të na ndihmojë me lidhje sociale, por mund të jetë problematike kur vie puna tek disponimi i ulët.

Është po ashtu e mundshme që ne përdorim përgjigjjet emocionale të të tjerëve në një situatë të cakuar për të na udhëzuar përgjijjet tona, përmes një procesi të quajtur vlerësim social – ne shikojmë të tjerët për të kuptuar mënyrën që mund të jetë e përshtatshme për t’u sjellur apo për të ndjerë.

Një arsyje tjetër e mundshme e ngjitjes emocionale është bashkë-reflektimi. Kjo ndodh kur ne ndajmë problemet tona ose ndjenjat tona komplekse me dikë tjetër, pa dashur të gjejmë një zgjidhje. Të flasim me të dashurit tanë për problemet tona mund të jetë e dobishme, por nëse flasim për një problem me dikë tjetër mund të shkaktojë ankth dhe disponim të keq për të dy palët nëse fokusohemi shumë në faktet negative.

Një studim nga Holanda në 2012 zbuloi që emocionet mund të jenë të transmetueshme përmes erës së djersës së njerëzve të tjerë. Në një studim nga Universiteti Utrecht, femrat u ekspozuan ndaj djersës nga burra që vetëm sa kishin shikuar një klip të frikshëm apo të neveritshëm.

Femrat punonin në kompjuter derisa ekspozoheshin pa e ditur ndaj erës së djersës së meshkujve, dhe hulumtuesit regjistruan shprehjet e fytyrave të tyre.

Femrat që u ekspozuan ndaj djersës së burrave që kishin shikuar një klip të frikshëm u panë duke hapur sytë e tyre me një shprehje frike në to, ndërsa ato që i ishin ekspozuar djersës nga burrat që kanë shikuar klip të neveritshëm, u panë duke mbledhur fytyrat me një shprehje neverie. Kjo sugjeron që informacionet mbi disa emocione – frika dhe neveria – mund, në pjesë, të transmetohen përmes hundës.

Ngjitja është padyshim më shumë se sa vetëm një fenomen biologjikë. Ndryshe nga shpërndarja e viruseve, ngjitja emocionale nuk është domosdosmërisht një gjë e keqe. Edhe pse disa aspekte të disponimit të ulët mund të jenë ngjitëse, lumturia është po ashtu – ndoshta edhe mv shumë – ngjitëse.

Njohuria që disponimi mund të lëviz nëpër grupe të ngushta në këtë mënyrë ka implikime të shumta për mënyrën se si sillemi. Në nivel personal, kjo mund të na ndikojë në zgjedhjen e personave me të cilët duam të kalojmë kohë.

Në nivel më të gjerë, kjo mund të inkurajojë liderët dhe menaxherët që të krijojnë qasje më pozitive dhe të konsiderojnë llojin e normave që janë të krijuara në stafet dhe grupet e tyre.

Përfundimisht, ngjitja emocionale mund të informojë intervenime për të mbështetur mirëqenien e të tjerëve.

Investimi në marrëdhëniet tona pozitive sociale mund të zvogëlojë shansat tona për të zhvilluar depresion dhe mund të ketë efekt pozitivë në mbarë rrjetin tonë social.

Kërkimi dhe zhvillimi i miqësive pozitive jo vetëm që mund të na përmirësojë shëndetin tonë mendor, por mund të sjell dobi edhe për shëndetin mendor të të tjerëve./Objektiv/

BURIMIPsyche

Lajmet e fundit