fbpx

Pesë raste të reja në Malishevë, njëri kishte vdekur para dy ditësh

Sot janë regjistruar pesë raste të reja me COVID-19 në Komunën e Malishevës, por njëri prej tyre, dy ditë pas vdekjes.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është rritur në 39, ndërsa numri i të vdekurve në 8 raste.

Këto të dhëna sot janë konfirmuar nga IKSHPK në komunikim zyrtar me Komunën e Malishevës.

Në Komunën e Malishevës prej fillimit të pandemisë janë 135 raste me COVID-19, prej tyre 88 janë shëruar, 39 raste janë aktive dhe 8 raste kanë përfunduar me vdekje.

Rastet e sotme, të konfirmuara nga IKSHPK, janë një rast në Malishevë, një në Lladrovc, një në Kijevë, një në Llazicë dhe një rast i konfirmuar dy ditë pas vdekjes në Shkozë, njofton Komuna e Malishevës. /Objektiv/

Lajmet e fundit

OBSH-ja deklaron që ushqimet janë të sigurta nga koronavirusi

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) sot ka deklaruar që njerëzit nuk duhet të frikësohen nga infektimi me SARS-CoV-2 nga ushqimi, pasi që hulumtuesit kinezë...

Lushtaku i Drenicës ende nuk e di të ardhmen e tij

Shkëlzen Lushtaku ishte njëri ndër futbollistët më të dalluar te Drenica në edicionin e kaluar. Futbollisti nga Skenderaj ka qenë shumë i rëndësishëm madje një...

Arrestohet një shtetas shqiptar duke kontrabanduar 34 sirianë drejt Kosovës

Policia e Shqipërisë arrestoi sot në Elbasan një 40-vjeçar banues në Tiranë, të dyshuar për trafikim me njerëz për në Kosovë, si vend tranzit...

IHMK: Mot i nxehtë, por i paqëndrueshëm në dy ditët vijuese

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), njofton se të premten dhe të shtunën do të mbajë mot i nxehtë por i paqëndrueshëm. Sipas parashikimit meteorologjik, do...

Latifaj rinovon me Flamurtarin dhe hap një dritare të re në futbollin kosovar për karrierën e tij

Flamurtari ka nisur prej kohësh të konsolidojë radhët për edicionin e ri, derisa njëri ndër prioritetet kryesore për ekipin kryeqytetas ishte rinovimi me futbollistin...

Pritet lisi shumëvjeçar, simbol i qendrës së Lipjanit

Një qytetare e Komunës së Lipjanit ka denoncuar prerjen e lisit shumëvjeçar të njohur si “Shelnja Vajtuese”, simbol i qendrës së Lipjanit. Përmes një postimi...