Pesë trajnerët që shihen si pasues të Lampardit

Frank Lampard mund të shkarkohet nga Chelsea, pas ecurisë jo të mirë të këtij sezoni. Londinezët janë një nga klubet që ka shpenzuar më së shumti për përforcime dhe drejtuesit kanë të tjera pritshmëri, ndaj ndryshimi i trajnerit mund të jetë hapi i parë.

Tashmë ka edhe një listë me kandidatët dhe bëhet fjalë për emra të njohur. Një prej tyre është Thomas Tuchel, i cili në muajin dhjetor u shkarkua nga PSG edhe pse kishte shkuar në finalen e Champions League dhe kishte fituar kupën dhe titullin në Francë.

- FIA CONSTRUCTION-

Massimiliano Allegri është në listën e ngushtë të kandidatëve, sikurse edhe dy emra të njohur që po bëjnë punë të mirë në Premier League. Bëhet fjalë për Brendan Rodgers (Liecester) dhe Ralph Hasenhuttl (Southampton), ndërkohë që është shtuar edhe Julian Nagelsmann, sikurse raporton Bild në Gjermani.

Lajmet e fundit