Policia e gjen burrin që e goditi gruan teksa po e nxirrte me karrocë nga QKUK’ja

Një burrë është kapur mbrëmë nga kamerat duke goditur bashkëshorten e tij në dalje të Emergjencës te Qendra Klinike dhe Universitare të Kosovës. Ai shihet duke i dhënë një goditje me dorë prapa kokës, derisa reagimi i gruas nuk dallohet qartë.

E për këtë rast, Policia e Kosovës, tashmë ka nisur hetimet dhe ka identifikuar personat e përfshirë në këtë rast.

- FIA CONSTRUCTION-

Një gjë të tillë e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Referuar pamjeve në fjalë, policia menjëherë në përputhje me autorizimet saj ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të zbardhjes si dhe hetimit të rrethanave që karakterizojnë rastin.

Në kontekstin e kësaj menjëherë ka identifikuar palët, ka proceduar me intervisitimin e të njëjtëve dhe ka koordinuar veprimet e mëtejme me prokurorin e shtetit, për të nxjerrë në pah nëse ka elemente të veprës së inkriminuar”, ka thënë Ahmeti.

Lajmet e fundit