fbpx

Pranvera Xhaferi e para në Drag Race

Ashtu siç e nisi, ashtu edhe e përfundoi. Pranvera Xhaferi është fituese e garës së tretë Drag Race, e cila të shtunën u mbajt në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë.

Shtegun e gjatë 402 metra, ajo me Audi RS6 e kaloi për kohën 11.805 sekonda.

Pranvera ishte edhe fituese e garës së parë. “Jam e kënaqur që e nisa dhe e përfundova me fitore në këtë disiplinë. Sigurisht që ky sukses është i veçantë se për herë të parë në Kosovë, por edhe në Evropë, në Drag Race marrin pjesë edhe femrat. I inkurajoj femrat që sa më shumë të marrin pjesë në këto gara, sepse është kënaqësi, adrenalinë, por edhe dëshmi se edhe ne mund të jemi të suksesshme në automobilizëm”, ka thënë Pranvera pas fitores.

Pozita e dytë i takoi Ermira Topallit, ndërsa e treta u rendit Qerime Rexhepi.

Rezultatet:
1.Pranvera Xhaferi (Audi RS6) 11.805 sekonda
2.Ermira Topalli (Audi SQ5) 13.886
3.Qerime Rexhepi (Audi A3) 17.344

Lajmet e fundit

Feronikeli mposht Llapin, Drita vazhdon me fitore

Feronikeli ka fituar derbin ndaj Llapit me rezultat 1:0 në kuadër të Superligës së Kosovës. Golin e fitores për vendësit e shënoi mbrojtësi Yll Hoxha...

Cilat interesa franceze mund të rrezikohen nga bojkoti i vendeve myslimane?

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan u bëri thirrje qytetarëve të ndalojnë blerjen e mallrave franceze, duke iu bashkuar thirrjeve në të gjithë botën myslimane...

​Vjedhja e dy milionë eurove, një muaj paraburgim për Kadri Shalën

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës një muaj paraburgim...

Abrashi: Më 19 tetor sekretari e ka pranuar informatën se ka ndodhur vjedhja e 2 milionëshit

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka thënë se sekretari i kësaj ministrie Izedin Bytyqi nuk ka qenë i informuar për vjedhjen e mbi 2...

Kjo është gjendja tinëzare e trupit që vret shumë më shumë se koronavirusi

Trupit i duhet pak kolesterol, përfshirë LDL i ashtuquajtur kolesterol i keq, për të funksionuar si duhet. Por nëse nivelet e kolesterolit LDL janë...

Kapiteni i Atalantës zbulon pse Ilicic ra në depresion

Futbollisti slloven Josip Ilicic humbi fundin e sezonit të kaluar sepse nuk ishte gati të luante për shkak të problemeve private. Për shkak të problemeve,...