fbpx

Pritet lisi shumëvjeçar, simbol i qendrës së Lipjanit

Një qytetare e Komunës së Lipjanit ka denoncuar prerjen e lisit shumëvjeçar të njohur si “Shelnja Vajtuese”, simbol i qendrës së Lipjanit.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka shkruar se kjo vepër e shëmtuar ka ndodhur tinëzisht gjatë natës së kaluar.

“Dikush paska vendos që kujtesen kolektive të këtij qyteti pamëshirshëm ta zhdukë nga faqja e tokës, pa paralajmërim(siç ndodhë me çdo krim)dhe zakonisht natën me sa ma pak zhurmë! Kush vendosi për jetësimin e këtij krimi, kush e zbatoi urdhnin kriminal, për mu nuk ka rëndësi aq sa ka peshë fakti që ai person apo grup njerëzish janë shqiptarë!”, shkruan qytetarja, Mimoza Bytyqi.

Ajo i ka quajtur shpellarë ata që e kanë bërë këtë veprim.

“Ajo çka du të them është kjo: kush e preu shelnen shumëvjeçare, simbolin e qytetit, është në gjendje me po të njëjtën sëpatë të pres dhe kokë njeriu, si sillemi në gjana n’dukje të imta, të tillë jemi dhe në gjana madhore. “Shelne Vajtuese” të falemnderit për hijen madhështore që na dhurove për vite me rradhë e sidomos që mbrojte nga vapa mbytëse një dekadë të tërë gjatë viteve 90-të cigargjinjtë shqiptarë që punonin për bukën e gojës në asfaltin e nxehtë të asaj periudhe të randë, të falemnderit për bukurinë e degëve tua interesante dhe na FAL që jemi ‘shpellarë’!”

“Shelnja Vajtuese”, sëpata dhe një krim me paramendim! …

Julkaissut Mimoza Bytyqi Keskiviikkona 12. elokuuta 2020

 

Lajmet e fundit

​Zemaj: Situata e menaxhueshme me pandemi nuk guxon të kthehet në pakujdesi

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj deklaroi sot se masat antiCOVID-19 të marra nga Qeveria e Kosovës, pas rekomandimeve të IKSHPK-së, dhe konsultave me ekspertë...

Gjilani – Ballkani, pa fitues në derbi

Ndeshja ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit, e vlefshme javën e tretë në Superligën e Kosovës ka përfunduar me barazimin 0-0. Skuadra që drejtohet nga Ismet Munishi...

​Hoti: Pandemia e ka kthyer turizmin në pikën zero

Pandemia me koronavirus ka shkaktuar dëme të mëdha në sektorin e turizmit dhe ndonëse nuk dihen shifrat e sakta, ajo mendohet të jetë disa...

SHKK parandalon futjen e substancave narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), njoftoi se sot rreth orës 08:20 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen...

Trump e përmend marrëveshjen Kosovë-Serbi gjatë tubimit elektoral në Pennsylvania

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump votuesve në Pennsylvania të shtunën mbrëma u ka treguar për Marrëveshjen në Washington mes Kosovës dhe Serbisë. Në tubimin parazgjedhor...

Zidane i falet këtij futbollisti

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, foli pas fitores së vuajtur 2-3 në fushën e Real Betis, duke e nisur fjalën e tij me...