fbpx

Protestojnë sot punëtorët shëndetësorë për mosdhënien e shtesave në paga

Sindikata e infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë të Kosovës do të mbajë sot një protestë, në shenjë pakënaqësie për mos rritje të pagesës për ndërrimin  e natës, rrezikshmërisë në punë, orëve shtesë dhe mospagesës së shtesave në pagë prej 300 eurove.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit Organizativ për protesta, i cili përmes nënshkrimeve mori mbështetjen e mbi 700 infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë brenda Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar (SHSKUK) dhe Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK).

Sindikata e Infermierëve kujton se inicimin e procedimit të Ligjit për Paga është munduar ta rregullojë përmes dialogut social, por këto kërkesa kanë mbetur pa të pashqyrtuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Protesta e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë të Kosovës do të mbahet në orën 12:00, para Klinikës së Kirurgjisë./Objektiv/

Lajmet e fundit

​Goditën një person, dënohen me burgim prej 1 viti

Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Podujevë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve A.S dhe D.S se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale lëndim...

Sipas exit poll-it, zviceranët kanë votuar bindshëm pro lëvizjes së lirë me vendet e BE-së

Sipas një exit poll-i të transmetuesit SRF, pjesa më e madhe e zviceranëve kanë votuar kundër largimit të shtetit helvetik nga marrëveshja për lëvizje...

Mbyllet pjesa e parë në derbi, ky është rezultati

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Gjilanit e Ballkanit, e vlefshme për javën e tretë të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan...

Lokaleve në Shqipëri iu lejohet puna në ambiente të brendshme nga 1 tetori

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se lokalet dhe restorantet do të hapen për shërbim edhe në ambientet e brendshme. Sipas saj, Komiteti Teknik i...

​Mungesa e kuorumit në Kuvend, shenjë e afrimit të zgjedhjeve të reja

“Në mungesë të kourumit kjo pikë do të përsëritet seancën e radhës”. Kjo është fjalia më e shpeshtë që po i bie të përdorë...

Super ofertë për Hysajn

Të dhëna të rëndësishme janë regjistruar në orët e fundit për Elseid Hysajn. Sipas gazetës “Tuttosport”, futbollisti shqiptar është në pritje të lajmeve nga...