Pse idetë e Foucault mbi pushtetin janë tani më të rëndësishme se asnjëherë më parë?

Shkrim nga profesori i filozofisë në Universitetin e Oregon dhe autori i një libri mbi Foucault dhe shumë eseve për The New York Times, Colin Koopman. I edituar nga Sam Haselby.

Imagjinoni sikur duhet të shkruani një histori shumë të shkurtër mbi filozofinë. Sikur duhet të grumbulloni të gjithë diversitetin e filozofisë brenda pak postimeve në Twitter.

Mund të bëni më keq se sa të kërkoni nga një fjalë që i kap më së miri idetë e çdo filozofi të rëndësishëm. Platoni kishte “format” e tij. Rene Descartes kishte “mendjen” dhe John Locke, “idetë”.

- FIA CONSTRUCTION-

John Stuart Mill më vonë pati “lirinë”. Në filozofinë moderne, fjala qëndrore e filozofisë së Jacques Derrida është “teksti’’, John Rawls ka “drejtësinë’’ dhe Judith Butler “gjininë’’. Fjala e Michel Foucault, sipas kësaj loje të vogël, do ishte “pushteti.”

Foucault mbetet njëri ndër mendimtarët më të cituar të shekullit XX dhe është, sipas disa listave, figura më e cituar në shkencat shoqërore dhe humane.

Dy nga veprat e tij më të referuara, “Discipline and Punish: The Birth of the Prison” (1975) dhe “The History of Sexuality, Volume One” (1976), janë burimet qëndrore të analizave të tij mbi pushtetin. Megjithatë, Foucault nuk ishte gjithnjë i njohur për fjalën e tij karakteristike.

Ai fillimisht fitoi influencën e tij masive në 1966 me publikimin e “The Order of Thing”.

Titulli origjinalë në frangjisht, na jep një kuptim më të mirëfillit mbi ambientin intelektual në të cilin u shkrua: “Les mots et les choses” apo “Fjalët dhe Gjërat.” Filozofia në vitet 1960 ishte e gjitha mbi fjalët, sidomos tek bashkëkohësit e Foucault.

Në pjesët tjera të Parisit, Derrida ishte i zënë duke shpallur që “nuk ekziston asgjë jashtë tekstit”, dhe Jacques Lacan, psikoanalist i kthyer në gjuhëtar, deklaronte që “pavetëdija është e strukturuar si gjuha”.

Kjo nuk ishte karakteristike vetëm në Francë. Richard Rorty në 1967, njëri ndër filozofët më famëkeq amerikan të gjeneratës së tij, përmblodhi shpirtin e ri në titullin e eseve të tij antologjike, “The Linguistic Turn”.

Atë vit, Jurgen Habermas, që shpejt u bë filozofi kryesues në Gjermani, publikoi përpjekjen e tij për të “bazuar shkencat shoqërore në një teori të gjuhës”.

Bashkëkohësit e Foucault e ndoqën obsesionin e tyre pas gjuhës për së paku edhe disa dekada. Magnum opus i Habermas, i titulluar “The Theory of Communicative Action”, vazhdoi të eksplorojë kushtet linguistike të racionalitetit. Filozofia anglo-amerikane ndoqi rrymën e njëtë, dhe po ashtu edhe filozofët francez (por ata eksploruan natyrën linguistike të iracionalizmit).

Por, Foucault ndryshoi objektin e eksplorimit, i vetëm në gjeneratën e tij. Ai lëvizi vëmendjen e tij filozofike tek pushteti, një ide që premtonte të ndihmonte në shpjegimin e mënyrës se si fjalët, ose gjithçka tjetër, mund të u japin gjërave rregullin dhe rendin, që këto të fundit kanë. Pushteti, tek Foucault, nuk është vetëm një forcë tjetër lëvizëse filozofike.

Për Foucault, deklarimi më i rëndësishëm mbi pushtetin është që ne duhet të refuzojmë që ta trajtojmë atë në mënyrën e njëjtë sipas të cilës filozofët e tjerë i kanë trajtuar konceptet e tyre qëndrore, si një gjë unitare dhe homogjene që është aq në shtëpi me vetveten, sa arrin të shpjegoi gjithçka tjetër.

Foucault nuk u përpoq që të ndërtonte një kështjellë filozofike rreth konceptit të tij qëndror.

Ai disa herë ka cekur që një teori e unifikuar mbi pushtetin nuk është qëllimi i punës së tij.

Foucault mbetet i njohur për analizat e tij mbi pushtetin; emri i tij, për shumicën e intelektualëve është gati sinonim për fjalën ‘pushtet’. Nga ana tjetër, ai vet nuk ofroi në filozofi mbi fuqinë.

Pikërisht në këtë fakt shtrihet pasuria dhe sfida e veprës së Foucault. Qasje e tij ndaj pushtetit ishte filozofike, e karakterizuar nga përpjekje inovative, të dhimbshme dhe frusturuese për të politizuar pushtetin në vetvete. Foucault dëshironte të lironte filozofinë, në mënyrë që të ndjekte lëvzijet e pushtetit, dhe mënyrën se si kjo e fundit përcakton rendin e gjërave.
Para Foucault, filozofët politikë kanë konsideruar që pushteti ka një esencë: qoftë kjo sovraniteti, zotërimi apo kontrolli i unifikuar. Teoristi gjerman Max Weber ka argumentuar që pushteti shtetëror përbëhet prej një “monopoli të shfrytëzimit legjitim të fuqisë fizike.”

Thomas Hobbes, filozofi anglez dhe teoristi origjinal mbi pushtetin e shtetit, pa esencën e pushtetit tek sovraniteti i shtetit.

Hobbes mendonte që në pushteti më i pastër dhe më i mirë do të ushtrohet nga një pozicion i vetëm sovraniteti.Ai e quajti këtë “The Leviathan”.

Filozofia politike e Foucault buron nga skepticizmi i tij ndaj supozimit që i vetmi pushtet real është pushteti sovran.

Foucault pranoi që në botë ka forca të vërteta të dhunës, dhe nuk ekziston vetëm forca dhe dhuna shtetërore.

Ekziston edhe forca e korporatave për shkak të kondensimit masiv të kapitalit, dhuna dhe forca gjinore në formë të patriarkisë, dhe forca dhe dhuna e hapur dhe delikate e supermacisë së bardhë në forma të skllavërisë, reduktimit të pasurisë së patundshme dhe tani në formë të burgosjeve masive.

Vepra e Foucault ka vërtetuar që ushtrimi i këtyre forcave paraqet pushtet sovran. Ajo në të cilën ai dyshonte ishte supozimi që ne mund të ekstrapolojmë nga ky vështrim i thjeshtë, mendimin më kompleks që fuqia paraqitet vetëm në formën Levithan-iane.
Pushteti është gjithnjë e më dinak sepse format bazike të tij mund të ndryshojnë në përgjigjje të përpjekjeve tona për të liruar veten nga kontrolli i tij.

Foucault arriti që të hamendsonte, dhe si rrjedhojë të studiojë, mundësin që pushteti nuk merr gjithnjë vetëm një formë dhe që një formë e pushtetit mund të bashkëjetojë dhe madje të bie në konflikt me forma tjera të pushtetit.

Supozimet skeptike të Foucault i lejuan atij që të kryejë kërkime të thella ndaj mënyrës se si pushteti funksionon në realitet.

Çka këto studime zbuluan është që pushteti, që lehtë na tremb, është gjithnjë e më dinak pasi që format bazike të funksionimit të tij, mund të ndryshojnë në bazë dhe si përgjigjje ndaj përpjekjeve tona të vazhdueshme për të liruar veten nga kontrolli i tij.

Për të marr një shembull, Foucault shkroi rreth mënyrës se si një hapësirë klasike sovrane psh. gjykata, lejoi që të pranohen në procedura edhe dëshmitë e ekspertëve mjekësor dhe psikiatrikë, autoriteti dhe pushteti i të cilëve ushtrohej pa iu drejtuar dhunës sovrane. Një diagnozë nga një ekspertë për “çmenduri”, sot mund të jetë argumenti kryesor që ndikon në një vendim gjyqësor.

Foucault tregoi se si fuqia sovrane e Leviathan gjatë 200 viteve të fundit është përballur me dy forma të reja të pushtetit: pushtetin disiplinar (që po ashtu e quajti anatomo-politics) dhe politikën-bio. Pushteti biologjik ishte tema e Foucault në “The History of Sexuality, Volume One.” Ndërsa, pushteti i disiplinës, politika anatomo e trupit, ishte fokusi i Foucault në “Discipline and Punish”.

Disiplina, sipas analizave filozofike dhe historike të Foucault, është një formë e pushtetit që u tregon njerëzve si të sillen duke i shtyre që të përshtatin veten me atë që është ‘normale’. Është pushtet në formë të trajnimit korrekt.

Disiplina nuk është e vrazhdë si sovraniteti; disiplina punon në mënyrë të kujdesshme që të prodhojë njerëz të bindur.

Manifestimi shembullor i pushtetit disiplinar është burgu. Për Foucault, gjëja më e rëndësishme e këtij institucioni në botën moderne, është mekanika e burgjeve; ato nuk janë të dizajnuara me qëllimin kryesor për të mbyllur kriminelët, por për të i nënshtruar ata ndaj një ritrajnimi, që do të i bëjë më të urtë dhe të bindur.

Qëllimi i mbikëqyrjes së vazhdueshme është që të detyrojë të burgosurit që të shohin veten si subjekte të korrigjimit.

Lëvizja kryesore e burgosjes është shtyrja e të burgosurve drejtë mësimit se si të inspektojnë, menaxhojnë dhe korrigjojnë veten e tyre. Nëse është e projektuar në mënyrë efektive, mbikëqyrja do të i bëjë të burgosurit që eventualisht të mos kenë më nevojë për mbikëqyrësit e tyre. Kjo është bindje.

Fjalia më e frikshme e “Discipline and Punish” është ajo në të cilën Foucault pyet: “A është surprizuese që burgjet i ngjajnë fabrikave, shkollave, spitaleve, kampeve, që i ngjajnë burgjeve?” Nëse Foucault ka të drejtë, ne të gjithë jemi subjekte të pushtetit të trajnimit korrektiv, në zyre, në shkolla, në rrugë, në shtëpi.

Disiplina, ndryshe nga pushtetet e bazuara në dhunën fizike, na pushton në një formë tjetër, jo si një kërcënim për trupat dhe mendjet tona, por si një formë trajnimi, që na ‘normalizon’.

Ishte pushteti biologjik i mbështetur nga psikiatër dhe mjekë që shndërroi homosekualitetin në një ‘çoroditje’.

Në librin “The History of Sexuality”, Foucault argumentoi që pushteti biologjik, na ndihmon të kuptojmë se si egërsia seksuale vazhdon të mbijetojë në një kulturë që vazhdimisht i thotë vetes që seksualiteti i vërtetë i saj po shtypet.

Bio-politika nuk e ndalon seksualitetin, por e rregullon në interes të disa koncepteve të riprodhimit, familjes dhe shëndetit. Ishte bio-politika e mbështetur nga psikiatria dhe mjekësia që, në shekullin XIX, e shpalli homoseksualitetin në “çoroditje”, për shkak të dështimit të saj për të fokusuar aktivitetin seksual rreth një riprodhimi të shëndetshëm familjar.

Kjo nuk do ishte e mundshme përmes pushtetit sovran të shtrëngimit fizik. Shumë më efektive ka rezultuar shfrytëzimi i mjekëve, që ndihmuan pacientët e tyre të shtypin interesat e tyre seksuale për të mirën e tyre të supozuar.

Edhe forma të tjera të pushtetit, ekzistojnë në mesin tonë. Disa e shohin pushtetin e të dhënave – pushtetin e informacionve të mediave sociale, të dhënave analitike dhe algoritmeve – si llojin më të rëndësishëm të pushtetit, të krijuar që nga vdekja e Foucault në vitin 1984.

Ata që i frikësohen paparashikueshmërisë së lirisë, e shohin Foucault si shumë të rrezikshëm.

Foucault mbetet me rëndësi filozofike për faktin që ka identifikuar dhe analizuar mekanizmat e pushtetit modern, e në të njëjtën kohë ka refuzuar që të krijojë një teori të unifikuar mbi esencën e pushtetit. Ata që mendojnë që filozofia duhet të vazhdojë përpjekjet për të identifikuar esencat e përjetshme, do të shohin perspektivën e Foucault si jo bindëse.

Por, ata që mendojnë që ajo që shihet si e përjetshme për të gjithë ne do të ndryshojë në bazë të gjeneratave dhe gjeografisë, do të inspirohen nga qasja e Foucault.

Sipas Foucault, vetëm duke analizuar pushtetin në shumësinë e tij, kemi mundësi që të krijojmë një shumësi të lirive, që do të kundërshtojnë të gjitha mënyrat, me të cilat pushteti dhe fuqia mundohet të përcaktojë kufijtë e asaj që mund të jemi.

Ironia e një filozofie që do të përcaktonte një herë e përgjithmonë pushtetin, është fakti që njëkohësisht do të kufizonte esencën e lirisë. Një filozofi e tillë, do të burgoste lirinë. Ata që i frikësohen paparashikueshmërisë së lirisë, e shohin Foucault si shumë të rrezikshëm.

Por, ata që nuk kanë përcaktuar se çka mund të fillojë të shihet si liri nesër, mund të gjejnë tek persepktiva e Foucault liri.

Qasja e Foucault ndaj pushtetit dhe lirisë si rrjedhojë ka rëndësi jo vetëm për filozofinë në vetvete, por edhe për atë që filozofia mund të kontribuojë në një botë që vazhdimisht ndryshon./Objektiv/

BURIMIAEON

Lajmet e fundit