PZAP-ja hedh poshtë ankesën e VV-së për verifikimin e votave të diasporës

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka hedhur poshtë ankesat e ushtruara nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Organizata joqeveritare “Germin” kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që ka të bëjë me verifikimin e votuesve jashtë Kosovës.

Komunikata e plotë:

- FIA CONSTRUCTION-

Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, në seancën e mbajtur më datë 13.01.2021, ka shqyrtuar dy apele, Apelin: Anr.01/2021, i paraqitur nga subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje! me datë 12.01.2021, dhe Apelin Anr.02/2021i paraqitur nga OJQ “GERMIN” me datë 12.01.2021, me të cilat apele kanë kundërshtuar Vendimin Nr.42/2021 të KQZ-së për verifikimin e aplikacioneve për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e  Republikës së Kosovës që do të mbahen më 14.02.2021.

Te dy aplet janë hudhur te palejuara.

Për me tepër informata ju mund keni qasja ne ueb faqen dhe Face boock te PZAP-i, ku do të mund ta gjeni Vendimin Anr.1/2021 te datës 13.01.2021 me te cilin vendim janë bashkuar dy apelet.

Lajmet e fundit