fbpx

Qeveria amerikane do të ekzekutojë një grua, për herë të parë që nga viti 1953

Sipas njoftimit të CNN, Lisa Montgomery, më 8 dhjetor të këtij viti, do ekzekutohet përmes dhënies së injeksionit vdekjeprurës në trupin e saj. Ajo në vitin 2004 ishte dënuar për vrasjen e një gruaje shtatzënë në muajin e tetë, ku më pas ia kishte prerë barkun dhe rrëmbyer foshnjën.

Montgomery nuk është personi i vetëm që pritet të ekzekutohet këtë vit. Departamenti i Drejtësisë ka caktuar datat edhe për dy të tjerë. Gruaja e fundit që ishte ekzekutuar nga qeveria amerikane ishte Bonnie Broën Head, më 18 dhjetor të vitit 1953, që sipas të dhënave të Byrosë së Burgjeve në SHBA’në, ishte dënuar për rrëmbim dhe vrasje.

Gjithashtu gjatë vitit 1953, ishte ekzekutuar edhe Ethel Rosenberg për spiunazh, së bashku me bashkëshortin e saj, Julius, transmeton KOHA.

Ekzeutimi i Lisa Montgomeryt do të jetë i teti i Departamentit të Drejtësisë, ndërsa i nënti për Brandon Bernardin, i cili u dënua për vrasjen e dy ushtarakëve në Teksas në 1999. Ai do ekzekutohet me injeksion më 10 dhjetor.

Montgomery dhe Bernard po mbahen në burgun federal në Terre Haute.

Para këtij viti, qeveria federale nuk kishte ekzekutuar askënd nga dy gjinitë, që nga viti 2003 dhe vetëm katër persona që nga viti 1960, tregojnë të dhënat e Byrosë së Burgjeve.

Avokatët e Montgomeryt dhe Bernardit kanë thënë se ekzekutimi ndaj tyre do të ishte i padrejtë ndërsa për Montgomeryn ka thënë se është e sëmurë mendërisht, pasiqë në fëmijërinë e saj kishte përjetuar abuzim dhe nuk ishte përfaqësuar si duhet në gjykatë.

Lajmet e fundit

Hoti zotohet për kthimin e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vend

Kryeministri Avdullah Hoti, në një takim virtual me përfaqësuesin Special të BE-së dhe ambasadorët e vendeve anëtare të Unionit Evropian, shprehu vendosmërinë e Qeverisë...

Aktakuzë kundër 29 personave për pastrim të parave dhe organizim të skemave piramidale

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njoftoi se ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamentit Special, kundër 29 të pandehurve...

Shkencëtarë shuajnë shpresat, një ilaç eksperimental kundër COVID-19 rezultoi pa efekt

Studiuesit e qeverisë amerikane thonë se një ilaç eksperimental për koronavirusin nuk ka efekt në trajtimin e pacientëve të shtruar në spital me një...

Duro: Treguam se jemi ekip i madh me këtë fitore

Feronikeli ka fituar ndeshjen derbi kundër Llapit në shtëpi në kuadër të Superligës së Kosovës. Pas ndeshjes trajneri i Feronikelit, Klodian Duro, për mikrofonin e...

Batatina: Nuza referoi me tendenca ndaj Llapit

Feronikeli ka fituar ndeshjen derbi kundër Llapit në shtëpi në kuadër të Superligës së Kosovës. Pas ndeshjes trajneri i Llapit, Tahir Batatina  për mikrofonin e...

52,000 raste ditore me Covid-19, Franca pritet të vendosë masa të reja shtrënguese

Franca është duke mbledhur këshillin e mbrojtjes këtë javë për të vendosur masat e reja shtrënguese anti-Covid. Kjo lëvizje e qeverisë vjen e ndikuar...