fbpx

Rastet e kontaktit s’po qëndrojnë në vetizolim, kjo paraqet rrezik për përhapje të virusit

Në familjen e L.M, dy anëtarë tashmë kanë dalë pozitivë me COVID-19.

Tre anëtarë të tjerë, ndonëse kanë tentuar ta bëjnë testin për koronavirus, nuk kanë arritur.

Ata ende nuk dinë nëse janë infektuar, apo nëse janë asimptomatikë, ose nuk janë infektuar fare.

“Babi dhe nana kanë dalë pozitiv me koronavirus. Babi e ka pasur gjendjen më të rënduar, por tash është mirë, shumë më mirë. Ndërkaq nana ka pas temperaturë dhe koll, por që gjendjen e ka stabile. Ne tre fëmijët nuk kemi simptome, dhe pse testin nuk kemi arritur ta bëjmë pas shumë tentimeve”, i tha gazetës Objektiv, djali i kryefamiljarit, D.M.

Ndonëse raste kontakti, që të tre fëmijët po e zhvillojnë jetën normalisht. Po e furnizojnë shtëpinë me ushqim, e gjëra tjera të nevojshme dhe po dalin në qytet lirshëm.

Por, sipas udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), familjarëve të personave me COVID-19, sëmundje kjo që shkaktohet nga koronavirusi, u ndalohet qarkullimi i lirë jashtë shtëpive të tyre, për shkak se konsiderohen si persona të kontaktit të ngushtë me të infektuarin.

Megjithatë, kjo nuk po mund të kontrollohet në Kosovë.

Në Policinë e Kosovës, kanë thënë për Objektiv se ky institucion ndërmerr masa të nevojshme sa herë që ka nevojë, me  rekomandim nga udhëheqës që merren me çështjen e pandemisë. Megjithatë ata nuk kanë specifikuar qartë nëse merren me raste individuale ose jo.

“Policia e Kosovës si institucion i zbatimit te ligjit, bashkëpunon me të gjitha institucionet tjera në funksion të mbajtjes se rendit dhe sigurisë publike dhe po ashtu bazuar në planifikimet e parapara operacionale,  ndërmerr edhe masat tjera konform vendimeve të autoriteteve shtetërore në funksion te ruajtjes së shëndetit publik” thuhet në përgjigjen e policisë.

Ndërkohë, autoritetet shëndetësore thonë se edhe brenda spitaleve ku po trajtohen pacientët me COVID-19, familjarët po i vizitojnë të afërmit e tyre.

Valbon Krasniqi, ushtrues i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), bëri të ditur se rastet e kontaktit duhet të vetizolohen, në mënyrë që të mos e shpërndajnë infeksionin.

“Ata nuk lejohet të dalin nga shtëpitë e tyre. Duhet të jenë të vetizoluar për shkak se janë raste të kontaktit. Pra, e kam fjalën për anëtarët e ngushtë të familjes. Pra, fillimisht, ata duhet që të mos dalin nga shtëpitë e tyre”, tha Krasniqi.

Por, ajo çka mbetet edhe më shqetësuese gjatë pandemisë, në të cilën jemi duke kaluar, që nga muaji mars kur edhe u paraqiten rastet e para me koronavirus, është që familjarët e pacientëve të hospitalizuar me COVID-19,  po i vizitojnë të sëmurët, me qëllim që siç thonë, t’u dërgojnë barna e ushqim.

Madje, në disa raste familjarët kanë gjetur mënyra për të hyrë brenda klinikave ku po trajtohen familjarët e tyre të infektuar.

“Unë kam ardhur ta shoh familjarin, që e kam brenda Klinikës Infektive. Arsyeja është sjellja e barnave. Vetë mjekët m’i kanë kërkuar barnat si  gjilpëra, edhe barna tjera që tashmë pacienti i përdorë edhe para pandemisë”, tha S.V për Objektiv.

Nga Ministria e Shëndetësisë, kanë bërë të ditur se sa i përket terapisë mbështetëse me të cilën janë trajtuar pacientët me COVID-19, furnizimi pothuajse gjatë tërë kohës ka qenë stabil.

Por, ka raste kur mungojnë barnat për sëmundjet tjera shoqëruese me të cilat përballen pacientët dhe në këto raste ata furnizohen me barna prej familjarëve. /Objektiv/

Lajmet e fundit

OBSH-ja deklaron që ushqimet janë të sigurta nga koronavirusi

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) sot ka deklaruar që njerëzit nuk duhet të frikësohen nga infektimi me SARS-CoV-2 nga ushqimi, pasi që hulumtuesit kinezë...

Lushtaku i Drenicës ende nuk e di të ardhmen e tij

Shkëlzen Lushtaku ishte njëri ndër futbollistët më të dalluar te Drenica në edicionin e kaluar. Futbollisti nga Skenderaj ka qenë shumë i rëndësishëm madje një...

Arrestohet një shtetas shqiptar duke kontrabanduar 34 sirianë drejt Kosovës

Policia e Shqipërisë arrestoi sot në Elbasan një 40-vjeçar banues në Tiranë, të dyshuar për trafikim me njerëz për në Kosovë, si vend tranzit...

IHMK: Mot i nxehtë, por i paqëndrueshëm në dy ditët vijuese

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), njofton se të premten dhe të shtunën do të mbajë mot i nxehtë por i paqëndrueshëm. Sipas parashikimit meteorologjik, do...

Latifaj rinovon me Flamurtarin dhe hap një dritare të re në futbollin kosovar për karrierën e tij

Flamurtari ka nisur prej kohësh të konsolidojë radhët për edicionin e ri, derisa njëri ndër prioritetet kryesore për ekipin kryeqytetas ishte rinovimi me futbollistin...

Pritet lisi shumëvjeçar, simbol i qendrës së Lipjanit

Një qytetare e Komunës së Lipjanit ka denoncuar prerjen e lisit shumëvjeçar të njohur si “Shelnja Vajtuese”, simbol i qendrës së Lipjanit. Përmes një postimi...