fbpx

Rasti i vetëm në botë, Vllaznia luan me “12 lojtare” dhe fiton

E pabesueshme, por portierja e Vllaznisë ka luajtur shtatzënë. Vllaznia për femra ka fituar në finalen e Kupës 4-0 ndaj Apolonisë. Pas fitimit të titullit kampion, Vllaznia fitoi edhe kupën. Trofeu në këtë finale u ngrit nga portierja Ardiola Raxhimi, e cila më pas zbuloi se është shtatzënë.

“Është një kënaqësi shumë e madhe kur ngre lart një tjetër trofe. Por shpresoj që Apolonia të mos e reklamojë ndeshjen sepse Vllaznia ka luajtur me 12 vetë në këtë takim”.

“Po zbuloj këtu faktin se unë jam shtatzënë dhe prandaj gëzimi është edhe me i madh. Jam shume e lumtur për këtë gjë por premtoj se vitin e ardhshëm do të jem sërish në fushë për të fituar të tjera trofe me Vllazninë”, u shpreh Ardiola.

Në fund të ndeshjes shoqet kanë vrapuar për ta uruar duke i vendosur dorën te barku. Kujtojmë se sipas rregullores sportive, kur je shtatzënë, mund të luash deri në muajin e tretë.

Lajmet e fundit

Dyshime për trafikim armësh, Policia në aksion në rajonin e Pejës

Policia e Kosovës në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka zhvilluar një aksion policor në rajonin e Pejës. Lajmin për media e ka...

Ndërron jetë këmbësori që u goditë dje me veturë në Prishtinë

Një person ka humbur jetën në Prishtinë, si pasoj e goditjes nga një veturë. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën Edmond Hoxha në...

Ronaldo apo Messi, cili është më i admiruar?

Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo, cili është më i miri? Ky është debati i përjetshëm në futboll. Të japësh përgjigje është mjaft e lodhshme,...

Vaksina kundër COVID-19, OBSH: Nuk ka rrugë të shkurtër

Mbi vaksinat kundër coronavirusit nuk po ndjekim një rrugë të shkurtër për sa i takon sigurisë: ka një proces shumë të konsoliduar që ndiqet...

Trump dhe Biden përballen të martën në debatin e parë

Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe kandidati për president Joe Biden, të martën (sipas kohës lokale në SHBA) do të përballen...

Policia gjobiti dje rreth 500 shkelës të masave kundër COVID-19

Policia e Kosovës vazhdon aksionin e pakompromis të ndëshkimit të qytetarëve me qëllim të vetëdijësimit për parandalimin e përhapjes së Koronavirusit. Forcat e rendit njoftojnë...