fbpx

Rishikimi i buxhetit pritet të votohet në lexim të dytë javën e ardhshme

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti shpreson se gjatë javës së ardhshme, do të kalojë buxheti në lexim të dytë.

Shefi i ekzekutivit theksoi se fondi për rimëkëmbje ekonomike është pjesë e buxhetit prej 385 milionë euro, ku sipas tij gjatë fillimit të finalizohet një gjë e tillë.

“Ligji i buxhetit, rishikimi I buxhetit ka kaluar në lexim të parë, ka kaluar me sa e di edhe në komisione janë shqyrtuar amendamentet e ndryshme. Unë pres që të hënën ose të martën të finalizohet dhe besoj që gjatë javës së ardhshme duhet të hyjë në seancë për lexim të dytë dhe të përmbyllet. Krahas kësaj e kemi dërguar në kuvend edhe ligjin për rimëkëmbje ekonomike, ku përfshihet ndryshimi i shtatë-tetë ligjeve të ndryshme në nene të caktuara, për të bërë të mundurën zbatimin për pako të rimëkëmbjes ekonomike”, ka theksuar Hoti.

Kryeministri Hoti pas takimit të komitetit për vlerësimin e situatës me koronavirus, theksoi se Instituti ka filluar të punojë për udhëzimin e Ministrisë së Arsimit për përgatitjet e nevojshme që duhet të të bëjë nga shtatori e tutje, kur duhet të fillojë viti i ri shkollor.

Gastronomët kosovarë kanë paralajmëruar protestë para objektit të Qeverisë gjatë javës së ardhshme. Për këtë çështje, kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka theksuar se do të takohet me pronarët e lokaleve për të parë një zgjidhje të mundshme të kësaj çështjeje.

Lajmet e fundit

OBSH-ja deklaron që ushqimet janë të sigurta nga koronavirusi

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) sot ka deklaruar që njerëzit nuk duhet të frikësohen nga infektimi me SARS-CoV-2 nga ushqimi, pasi që hulumtuesit kinezë...

Lushtaku i Drenicës ende nuk e di të ardhmen e tij

Shkëlzen Lushtaku ishte njëri ndër futbollistët më të dalluar te Drenica në edicionin e kaluar. Futbollisti nga Skenderaj ka qenë shumë i rëndësishëm madje një...

Arrestohet një shtetas shqiptar duke kontrabanduar 34 sirianë drejt Kosovës

Policia e Shqipërisë arrestoi sot në Elbasan një 40-vjeçar banues në Tiranë, të dyshuar për trafikim me njerëz për në Kosovë, si vend tranzit...

IHMK: Mot i nxehtë, por i paqëndrueshëm në dy ditët vijuese

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), njofton se të premten dhe të shtunën do të mbajë mot i nxehtë por i paqëndrueshëm. Sipas parashikimit meteorologjik, do...

Latifaj rinovon me Flamurtarin dhe hap një dritare të re në futbollin kosovar për karrierën e tij

Flamurtari ka nisur prej kohësh të konsolidojë radhët për edicionin e ri, derisa njëri ndër prioritetet kryesore për ekipin kryeqytetas ishte rinovimi me futbollistin...

Pritet lisi shumëvjeçar, simbol i qendrës së Lipjanit

Një qytetare e Komunës së Lipjanit ka denoncuar prerjen e lisit shumëvjeçar të njohur si “Shelnja Vajtuese”, simbol i qendrës së Lipjanit. Përmes një postimi...