fbpx

Rumania mban zgjedhjet lokale

Vendvotimet në Rumani janë hapur dhe qytetarët po votojnë për zgjedhjet lokale. Këto zgjedhje po shihen si test për qeverinë e vendit, e cila është qeveri e pakicës.

Nga këto zgjedhje pritet që të emërohen 43,000 zyrtarë lokalë.

Zgjedhjet lokale në Rumani fillimisht ishin planifikuar që të mbahen në qershor, por u shtyn për shkak të pandemisë me koronavirus.

Ka frikë se për shkak të pandemisë, dalja në këto zgjedhje do të jetë e ulët. Rumania deri më tani ka regjistruar mbi 121,000 raste me koronavirus dhe 4,700 të vdekur.

Sondazhet sugjerojnë se këto zgjedhje do të jenë test për popullaritetin e Partisë Liberale Kombëtare, që udhëheqë qeverinë e pakicës që prej se nga ekzekutivi u largua partia e majtë, Partia Social Demokrate.

Partia Social Demokrate kishte fituar zgjedhjet e përgjithshme më 2016, por në nëntor të vitit 2019 u rrëzua nga pushteti përmes një mocioni mosbesimi. Kjo parti humbi përkrahjen pas protestave masive që u mbajtën kundër korrupsionit.

Në këto zgjedhje, gara më e ngushtë pritet të zhvillohet në kryeqytet, Bukuresht, ndërmjet kandidatit të Partisë Social Demokrate – që aktualisht është kryetar i Bukureshtit – dhe kundërkandidatit të tij nga Partia Liberale Kombëtare. (RFE)

Lajmet e fundit

Muriqi zhvilloi mbi 30 minuta, kështu u vlerësua

Club Brugge dhe Lazio kanë ndarë pikë në përballjen e sontme në kuadër të Ligës së Kampionëve. Në ndeshjen e vlefshme për grupin F, Lazio...

Shënohet rekord i ri i rasteve pozitive me COVID-19, flet drejtoresha e Klinikës Infektive

Sot është shënuar një rekord i ri i rasteve me COVID-19 në Kosovë, ku rezultuan 281 raste pozitive gjatë 24 orëve të fundit. Drejtoresha e...

Morata bëhet futbollisti i parë që i anulohen tre gola

Sulmuesi spanjoll i Juventusit, Alvaro Morata shënoi tre gola të pa vlefshëm për Juventusin sonte në përballjen kundër Barcelonës, në kuadër të Ligës së...

Man Utd 5-0 RB Leipzig, notat e lojtarëve

Manchester Unitedi ka mposhtur me lehtësi dhe rezultat të thellë 5-0 RB Leipzigun në ndeshjen e dytë të Grupit H në Ligën e Kampionëve. Djajtë...

Ngjarjet e paralajmëruara për nesër në Kosovë

10:00-Kryeministri Avdullah Hoti së bashku me Zëvendëskryeministrin e parë Besnik Tahiri, merr pjesë në tryezën “Reforma e administratës publike: Shtytja e saj përpara”. (Ndërtesa e...

Barcelona mposht Juventusin si mysafir

Barcelona ka fituar ndaj Juventusit si mysafir me rezultat 2-0 në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Barcelona...