fbpx

Sezoni ardhshëm i “Money Heist” do jetë i fundit

Seria e njohur “Money Heist” apo “La Casa de Papel” i është afruar fundit.

Netflix ka njoftuar sot që kjo seri do të rikthehet dhe do të përfundojë me sezonin e pestë. Platforma e njohur zbuloi këtë vendim në Twitter, duke thënë që “vjedhjes po i vjen fundi”.

Filmimi i sezonit të pestë është planifikuar të fillojë në Spanjë, Danimarkë dhe Portugali.

Ylli i “Narcos”, Miguel Angel Silvestre dhe Patrick Criado do t’i bashkohen ansamblit të aktorëve kryesor si Ursula Cobero (Tokyo), Alvaro Morte (The Professor), Itziar Ituno (Lisbon) dhe Pedro Alonso (Berlin).

“Kemi kaluar gati një vit duke menduar se si të ndajmë këtë bandë. Si të vendosim Profesorin në litar. Si të krijojmë një situatë që do jetë e pakthyeshme për shumë personazhe. Rezultati është pjesa e pestë e La Casa de Papel. Lufta arrin nivelet më ekstreme dhe egra të saj, por do jetë edhe sezoni më epik dhe entuziazmues i serisë,” tha Alex Pina, krijues i serisë.

/Objektiv/

BURIMIJustJared

Lajmet e fundit

OBSH-ja deklaron që ushqimet janë të sigurta nga koronavirusi

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) sot ka deklaruar që njerëzit nuk duhet të frikësohen nga infektimi me SARS-CoV-2 nga ushqimi, pasi që hulumtuesit kinezë...

Lushtaku i Drenicës ende nuk e di të ardhmen e tij

Shkëlzen Lushtaku ishte njëri ndër futbollistët më të dalluar te Drenica në edicionin e kaluar. Futbollisti nga Skenderaj ka qenë shumë i rëndësishëm madje një...

Arrestohet një shtetas shqiptar duke kontrabanduar 34 sirianë drejt Kosovës

Policia e Shqipërisë arrestoi sot në Elbasan një 40-vjeçar banues në Tiranë, të dyshuar për trafikim me njerëz për në Kosovë, si vend tranzit...

IHMK: Mot i nxehtë, por i paqëndrueshëm në dy ditët vijuese

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), njofton se të premten dhe të shtunën do të mbajë mot i nxehtë por i paqëndrueshëm. Sipas parashikimit meteorologjik, do...

Latifaj rinovon me Flamurtarin dhe hap një dritare të re në futbollin kosovar për karrierën e tij

Flamurtari ka nisur prej kohësh të konsolidojë radhët për edicionin e ri, derisa njëri ndër prioritetet kryesore për ekipin kryeqytetas ishte rinovimi me futbollistin...

Pritet lisi shumëvjeçar, simbol i qendrës së Lipjanit

Një qytetare e Komunës së Lipjanit ka denoncuar prerjen e lisit shumëvjeçar të njohur si “Shelnja Vajtuese”, simbol i qendrës së Lipjanit. Përmes një postimi...