fbpx

Shënohet rekord i ri i rasteve pozitive me COVID-19, flet drejtoresha e Klinikës Infektive

Sot është shënuar një rekord i ri i rasteve me COVID-19 në Kosovë, ku rezultuan 281 raste pozitive gjatë 24 orëve të fundit.

Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj Berisha, ka treguar më në detaje se si po menaxhohet situata në këtë klinikë.

“Në Klinikën Infektive, me rritjen e numrit të rasteve të cilët kanë rezultuar pozitiv, kemi edhe rritje të numrit të rasteve të pacientëve, të cilët  kërkojnë ndihmë mjeksëore dhe që kanë nevojë për hospitalizim. Numri i rasteve, sillet prej 90 deri në 100. Ka raste të cilat gjatë ditës, lëshohen për në shtëpi, por ndërkohë pranohen edhe raste të tjera. Zakonisht sillet rreth 10 raste gjatë 24 orëve të cilët pranohen në Klinikën Infektive. 50 deri në 60 % e tyre janë me oksigjenoterapi”.

Berisha në Edicionin Special në Klan Kosova, tha se stafi shëndetësor është mbingarkuar, pasi tash e 8 muaj, është duke u marrë dhe ka bërë një punë të pandërprerë me pacientët që janë të infektuar me COVID-19.

“Është rritur edhe numri i rasteve që vijnë për vizita ambulantore dhe që kanë nevojë për testime dhe nga këto 5-6 ditë e fundit, kemi prej 130 deri në 170 raste, të cilët vizitohen në Klinikën Infektive. Kjo ka shkaktuar një mbingarkim të Klinikës Infektive, sidomos me rastet ambulantore të cilët vazhdimisht vijnë në Klinikë dhe kërkojnë ndihmë mjekësore”.

“Qytetarët duhet të jenë të vetdijshëm që të respektojnë masat ndaj COVID-19”, është shprehur ajo.

Lajmet e fundit

Këto skuadra e kanë siguruar kualifikimin në rrethin e ardhshëm të Ligës së Evropës

Janë zhvilluar ndeshjet e rrethit të pestë në Ligën e Evropës, ku pati shumë befasi dhe ndeshje të forta, pas së cilave disa skuadra...

Goli i javës shënohet nga adoleshenti i Romës (VIDEO)

Roma ka fituar me rezultat 3:1 ndaj Young Boys në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Evropës. Golin e dytë për skuadrën italiane e shënoi...

Haradinaj: Nëse bëhem president, nuk do të kthehem më në AAK

Haradinaj tregon se kush do ta zëvendësojë në AAK nëse bëhet president. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për pasuesin e tij në parti...

Vuçiq paralajmëron vazhdimin e dialogut me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Në një intervistë për Radio...

Liga e Evropës: Arsenal fiton bindshëm dhe shkruan historinë – rezultatet

Arsenal ka mposhtur 4-1 Rapidin e Vjenës në Europa League dhe ka siguruar matematikisht vendin e parë në Grupin B. Arsenal ka rihapur dyert për...

Shkurtimi i dënimit për Tasiq, ja çfarë thonë banorët e Krushës që protestuan

Apeli ka ndryshuar aktgjykimin e Themelores për Darko Tasiq, serbi dënohet me 11 vjet burgim. Nga fshati Krushë e Madhe erdhi tek Pallati i Drejtësisë...