fbpx

Sindikalistët kërkojnë që shtesat prej 300 eurosh për punëtorët shëndetësorë të paguhen për dy muajt paraprak

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) kërkon që shtesat mujore prej 300 euro për personelin shëndetësor të paguhen nga Qeveria për muajt maj e qershor, e jo për muajt korrik e gusht.

Reagimi i tyre erdhi pasi Qeveria e Kosovës hoqi sot nga rendi i ditës shqyrtimin e këtij vendimi pasi ministrja e Financave, Hykmete Bajrami tha se nevojiten konsultime shtesë me Ministrinë e Sheëndetësisë për të përaktuar qartë kategoritë që pritet të përfitojë nga këto shtesa.

Sindikalistët thonë në këtë kohë pandemie të gjithë punëtorët shëndetësorë janë të stërlodhur dhe tashmë edhe të ofenduar nga qeveritarët.

FSSHK-ja, në koordinim të plotë me të gjitha Odat e profesionistëve shëndetësor, poashtu kërkon që të miratohet me rishikim të buxhetit shtesa mbi pagë konform vlerave të koficientëve që kanë qenë të përfshira në katalogun e Ligjit të shfuqizuar për pagat në sektorin publik deri në aprovimin e Ligjit të ri për pagat në sektorin publik(me disa ndryshime).

“E njoftojmë opinionin e gjerë se FSSHK së bashku me ODAT e profesionistëve shëndetësor ka 3(tre) ditë që ka kërkuar takim me Kryetaren e Parlamentit të Kosovës znj. Vjosa Osmani në lidhje me kërkesat të cilat do të duhet të miratohen nga deputetët e Parlamentit të Kosovës, por ky takim deri më tani nuk është zhvilluar”, thuhet në njoftim.

FSSHK po ashtu ka thënë se me këto veprime Qeveria Hoti po e çon shëndetësinë publike drejt kolapsit, gjë për të cilën nuk do të marrin përgjegjësi punëtorët shëndetësorë./Objektiv/

Lajmet e fundit

OBSH-ja deklaron që ushqimet janë të sigurta nga koronavirusi

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) sot ka deklaruar që njerëzit nuk duhet të frikësohen nga infektimi me SARS-CoV-2 nga ushqimi, pasi që hulumtuesit kinezë...

Lushtaku i Drenicës ende nuk e di të ardhmen e tij

Shkëlzen Lushtaku ishte njëri ndër futbollistët më të dalluar te Drenica në edicionin e kaluar. Futbollisti nga Skenderaj ka qenë shumë i rëndësishëm madje një...

Arrestohet një shtetas shqiptar duke kontrabanduar 34 sirianë drejt Kosovës

Policia e Shqipërisë arrestoi sot në Elbasan një 40-vjeçar banues në Tiranë, të dyshuar për trafikim me njerëz për në Kosovë, si vend tranzit...

IHMK: Mot i nxehtë, por i paqëndrueshëm në dy ditët vijuese

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), njofton se të premten dhe të shtunën do të mbajë mot i nxehtë por i paqëndrueshëm. Sipas parashikimit meteorologjik, do...

Latifaj rinovon me Flamurtarin dhe hap një dritare të re në futbollin kosovar për karrierën e tij

Flamurtari ka nisur prej kohësh të konsolidojë radhët për edicionin e ri, derisa njëri ndër prioritetet kryesore për ekipin kryeqytetas ishte rinovimi me futbollistin...

Pritet lisi shumëvjeçar, simbol i qendrës së Lipjanit

Një qytetare e Komunës së Lipjanit ka denoncuar prerjen e lisit shumëvjeçar të njohur si “Shelnja Vajtuese”, simbol i qendrës së Lipjanit. Përmes një postimi...