fbpx

Të shtunën, Drag Race i fundit për këtë vit

Në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë, të shtunën mbahet gara e tretë, e fundit për këtë vit, në disiplinën Drag Race, e vlefshme për Kampionatin e Kosovës në automobilizëm.

Sikur edhe herave tjera, spektakli është i garantuar, duke marrë parasysh interesimin e madh për pjesëmarrje.

Paraqitja në garë bëhet nga ora 08:00-09:30, ndërsa gjatë kësaj kohe garuesit do të pajisen me numra, do të kryhet verifikimi i dokumentacionit dhe kontrollimi teknik, e këto procedura do të kryhen në pikën e karburantit “Shell” në Sllatinë, drejtimi Prizren-Prishtinë.

Nga ora 10:00-10:30 do të ketë lëshime të lira, pastaj brifingu me garues, ndërsa në orën 11:00 fillojnë vozitjet kualifikuese (dy të tilla), në të cilat garuesve do t’u matet koha dhe do t’u përcaktohet klasa.

15 minuta pas përfundimit të tyre bëhet publikimi i rezultateve derisa pas 15 minutave tjerë publikohet lista startuese në mënyrë që 30 minutave pas përfundimit të kualifikimeve të fillojë gara zyrtare.

Federata e Auto Sportit e Kosovës (FASK) në bashkëpunim me Eurogoma RT i kanë marrë të gjitha masat për garë të organizuar sa më mirë, në të cilën do të asistojnë edhe Policia e Kosovës, Ndihma e Shpejtë (Lipjan) dhe Brigada e Zjarrfikësve (Lipjan).

Ndryshe nga herët tjera, gara do të mbahet vetëm të shtunën, për shkak të parashikimit të meteorologëve se e diela do të jetë gjtë tërë kohës me shi.

Lajmet e fundit

Kapiteni i Atalantës zbulon pse Ilicic ra në depresion

Futbollisti slloven Josip Ilicic humbi fundin e sezonit të kaluar sepse nuk ishte gati të luante për shkak të problemeve private. Për shkak të problemeve,...

Morena Taraku me pozë provokuese në të brendshme

Ajo është njëra nga personazhet shqiptare që rrëmben vëmendje të madhe në rrjetet sociale. Fjala është për këngëtaren Morena Taraku, e cila njëherësh është shumë...

Ja si duken 60 sekondat e para të jetës së një fëmije

Zhvillimi i përshpejtuar i fëmijëve gjatë viteve të para të jetës së tyre ka zgjuar gjithmonë interesin e shkencëtarëve dhe ekspertëve. Por a keni menduar...

Tre të vdekur gjatë 24-orëve të fundit si pasojë e CoViD-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.018 mostra të...

UEFA publikon listën e lojtarëve më të shpejtë në Ligën e Kampionëve

UEFA në raportin e saj vjetor publikoi listën e lojtarëve më të shpejtë për sezonin e kaluar në Ligën e Kampionëve. Lojtari që arriti shpejtësinë...

REL: Kosova dhe Serbia ulen të enjten në tavolinë të bisedimeve

Pas më shumë se një muaji, të enjten më 29 tetor në Bruksel pritet të zhvillohet takimi i delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në...