fbpx

Trump thotë se po e ndalon TikTok-un në SHBA

Qeveria amerikane po e bënë një rishikim të sigurisë kombëtare ndaj TikTok dhe po e përgatitë një rekomandim i cili do t’i dorëzohet Trumpit. Në anën tjetër, Microsoft është në bisedime për ta blerë këtë aplikacion.

Mbrëmjen e së premtes, presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se do të ndalojë operimin në Shtetet e Bashkuara të aplikacionit të mirënjohur për video të shkurta, TikTok duke refuzuar një marrëveshje të mundshme të Microsoft për ta blerë atë nga kompania mëmë që është në pronësi kineze.

Sa i përket TikTok-ut, ne po e ndalojmë atë në Shtetet e Bashkuara,” u ka thënë Trump reporterëve.

Trump tha se ai mund të përdorë fuqitë ekonomike ose një urdhër ekzekutiv për ta bërë këtë gjë. Nuk është e qartë se si do të dukej një urdhër i tillë dhe me cilat rregulla ligjore mund të përballen.

Epo, unë e kam këtë autoritet,” tha ai.

Në orët e para të së premtes, njerëz brenda administratës Trump të cilët po punojnë në këtë çështje, po presin që presidenti amerikan të nënshkruajë një urdhër i cili e detyron “ByteDance”, t’ia shes amerikës operacionet e TikTok.

Kjo masë ka për qëllim të zgjidhë shqetësimet rreth politikëbërësve, sepse TikTok si aplikacion në pronësi të të huajve mund të jetë rrezik për sigurinë kombëtare.

Qeveria amerikane po e bënë një rishikim të sigurisë kombëtare ndaj TikTok dhe po e përgatitë një rekomandim i cili do t’i dorëzohet Trumpit, u tha këtë javë gazetarëve sekretari, Steven Mnuchin.

ByteDance po shqyrton ndryshimet në strukturë dhe raportohet se po e shikon mundësinë e shitjes së shumicës së aksioneve të saj nga TikTok.

Microsoft është në bisedime për ta blerë TikTok-un, sipas New York Times, të cilët kanë cituar një person që ka njohuri për bisedimet që po zhvillohen. Kompania ka refuzuar të jap një koment për CNN rreth kësaj çështje. Trump e kundërshton fuqishëm arritjen e një marrëveshjeje “spin off” e cila do të rezultonte e kënaqshme kur është fjala për shqetësimet rreth sigurisë kombëtare.

Aplikacioni ka marrë hov në SHBA dhe në shtete të tjera, duke u bërë platforma e parë kineze e cila ka marrë kaq shumë vëmendje jashtë shtetit ku është krijuar. Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti ky aplikacion është shkarkuar 315-milionë herë, më shumë dhe më shpejt se çfarëdo aplikacioni tjetër në histori.

Kritikët kanë shprehur shqetësimet e tyre se të dhënat të cilat i mbledhë ky aplikacion shumë lehtë mund të përfundojnë në duart e qeverisë kineze, pavarësisht asaj se TikTok ka deklaruar se të dhënat i ruan jashtë Kinës./Objektiv/

BURIMICNN

Lajmet e fundit

OBSH-ja deklaron që ushqimet janë të sigurta nga koronavirusi

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) sot ka deklaruar që njerëzit nuk duhet të frikësohen nga infektimi me SARS-CoV-2 nga ushqimi, pasi që hulumtuesit kinezë...

Lushtaku i Drenicës ende nuk e di të ardhmen e tij

Shkëlzen Lushtaku ishte njëri ndër futbollistët më të dalluar te Drenica në edicionin e kaluar. Futbollisti nga Skenderaj ka qenë shumë i rëndësishëm madje një...

Arrestohet një shtetas shqiptar duke kontrabanduar 34 sirianë drejt Kosovës

Policia e Shqipërisë arrestoi sot në Elbasan një 40-vjeçar banues në Tiranë, të dyshuar për trafikim me njerëz për në Kosovë, si vend tranzit...

IHMK: Mot i nxehtë, por i paqëndrueshëm në dy ditët vijuese

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), njofton se të premten dhe të shtunën do të mbajë mot i nxehtë por i paqëndrueshëm. Sipas parashikimit meteorologjik, do...

Latifaj rinovon me Flamurtarin dhe hap një dritare të re në futbollin kosovar për karrierën e tij

Flamurtari ka nisur prej kohësh të konsolidojë radhët për edicionin e ri, derisa njëri ndër prioritetet kryesore për ekipin kryeqytetas ishte rinovimi me futbollistin...

Pritet lisi shumëvjeçar, simbol i qendrës së Lipjanit

Një qytetare e Komunës së Lipjanit ka denoncuar prerjen e lisit shumëvjeçar të njohur si “Shelnja Vajtuese”, simbol i qendrës së Lipjanit. Përmes një postimi...