Kryesia e Degës së LDK-së në Istog kanë zgjedhur tre kandidatët për deputetë nga kjo komunë.
Në njoftimin e tyre thuhet se Besart Dreshaj, Ilir Ferati e Shkëmb Manaj do të garojnë për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Nën udhëheqjen e kryetarit të Degës së LDK-së në Istog, z. Haki Rugova, njëherësh nënkryetar në nivel qëndror, në vikend është mbajtuar mbledhje e rregullt e Kryesisë së LDK-së Dega në Istog. Kryesia e Degës së LDK-së në Istog unanimisht kandidatë për Deputet nga Dega e Istogut nominoi: 1. Besart Dreshaj 2. Ilir Ferati 3. Shkëmb Manaj
Ne jemi gati dhe në mbështetje të shtëpisë së madhe, LDK-së, e cila është themeluesja dhe garantuesja e shtetit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre.