Tuchel zyrtarizohet te Chelsea, këto janë fjalët e tij

Chelsea tashmë e ka bërë zyrtare marrëveshjen me Thomas Tuchelin.

Trajneri gjerman ka nënshkruar kontratë 18 mujore me “The Blues” me mundësi vazhdimi nëse arrin suksese.

- FIA CONSTRUCTION-

Tuchel e zëvendësoi të shkarkuarin Frank Lampard, e që skuadra aktualisht gjendet në vendin e nëntë në tabelën e Ligës Premiere.

“Unë do të doja të falënderoja Chelsea FC për besimin e tyre tek unë dhe stafi im”, ka thënë fillimisht gjermani.

“Ne të gjithë kemi respektin më të madh për punën e Frank Lampard dhe trashëgiminë që ai krijoi në Chelsea”.

“Në të njëjtën kohë, mezi pres të takoj ekipin tim të ri dhe të garoj në ligën më emocionuese në futboll. Unë jam mirënjohës që tani jam pjesë e familjes Chelsea”, ka shtuar më tej Tuchel.

Drejtoresha Marina Granovskaia shtoi: “Asnjëherë nuk është e lehtë të ndryshosh trajnerin kryesor në mes të sezonit, por ne jemi shumë të lumtur që sigurojmë një nga trajnerët më të mirë të Evropës, Thomas Tuchel. Ka akoma shumë për të luajtur dhe shumë për të arritur, këtë sezon dhe më gjerë. Ne e mirëpresim Thomas në klub”.

Tuchel do të mbajë seancën e tij të parë stërvitore këtë mbrëmje dhe do të jetë në garë për ndeshjen e nesërme në Ligën Premiere kundër Wolves.

 

Lajmet e fundit