fbpx

Uragani Sally, parashikohet mundësia e përmbytjeve të rrezikshme

Ekspertët amerikanë thonë se uragani Sally në Gjirin e Meksikës do të jetë një “prodhues i madh i shiut” që mund të shkaktojë përmbytje të rrezikshme, përgjatë bregdetit të Shteteve të Bashkuara dhe lumenjve.

Stuhia e kategorisë së dytë ndodhet rreth 105 kilometra larg nga Alabama, duke arritur erëra deri në 160 kilometra në orë dhe pritet të godasë brigjet e SHBA-së më vonë më 16 shtator, tha Qendra Kombëtare e Uraganeve në SHBA (NHC).

Guvernatori i Alabamas, Kay Ivey u bëri thirrje banorëve pranë zonave të ulëta të evakuohen nëse lejojnë kushtet.

“Do të jetë një prodhues i madh i shiut”, tha Phil Klotzbach, një shkencëtar hulumtues dhe meteorolog në Universitetin Shtetëror të Kolorados.

Qendra Kombëtare e Uraganeve tha se Sally parashikohet të prodhojë 25 deri në 50 centimetra shi, duke e bërë të mundshme “përmbytjen historike të rrezikshme për jetën”.

Sally do të jetë stuhia e tetë tropikale që godet Shtetet e Bashkuara këtë vit./REL/

Lajmet e fundit

​Mungesa e kuorumit në Kuvend, shenjë e afrimit të zgjedhjeve të reja

“Në mungesë të kourumit kjo pikë do të përsëritet seancën e radhës”. Kjo është fjalia më e shpeshtë që po i bie të përdorë...

Super ofertë për Hysajn

Të dhëna të rëndësishme janë regjistruar në orët e fundit për Elseid Hysajn. Sipas gazetës “Tuttosport”, futbollisti shqiptar është në pritje të lajmeve nga...

Përleshje të ashpra ndërmjet forcave të Armenisë dhe Azerbajxhanit

Armenia ka mobilizuar ushtrinë, pas luftimeve të ashpra me forcat e Azerbajxhanit në rajonin e kontestuar të Nagorno Karabakut. Vendimi i Jerevanit për të rritur...

Maqedonia e Veriut të hënën shqyrton heqjen e testit PCR për kosovarët

Qeveria e Maqedonisë së Veriut gjatë të hënës mund të marrë vendim për heqjen e testit PCR për kosovarët. Sipas burimeve të “Alsat” brenda Komisionit...

Deimel: Rrjedhja e dokumenteve minon punën e Gjykatës në Hagë

Rrjedhja e dokumenteve të Dhomës së Specializuar dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale, është një...

Xhaka sot e feston ditëlindjen, kështu e uron bashkëshortja e tij (FOTO)

Futbollisti shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka,  feston ditën e sotme 28 vjetorin e lindjes. Një ditë e veçantë, ku urimet për mesfushorin kanë qenë...