fbpx

Vdes nga CoVID-19 vëllai i kryetarit të Rahovecit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi njoftoi sot për vdekjen e vëllait të tij Adem Latifi nga virusi CoVID-19.

“Me dhimbje të thellë ju njoftoj se sot ka ndërruar jetë vëllai im Adem (Malush) Latifi. E rëndë, shumë e rëndë ndarja nga ti, baca Adem! Më ishe më shumë se vëlla. I gatshëm të përqafoje idetë përparimtare dhe gjithmonë i preokupuar për të mirën e përgjithshme. Ishe shtyllë e fortë ku mbështetej familja jonë. I thjeshtë, parimor dhe i përmbajtur si rrallë të tjerë, i kreve pa u ndjerë obligimet familjare e shoqërore me përkushtim. Dallgët e jetës të goditën, por nuk u theve dot. Të mposhti sëmundja që po bën kërdi në mbarë botën, por tani e kuptuam edhe më mirë sa shumë të kemi dashur. Mungesën tënde do ta ndjejmë, jo vetëm ne familjarët, por edhe shoqëria e ngushtë dhe e gjerë. Shembull i punës e i përkushtimit për të mirën e përgjithshme dhe punëtor i pafjalë e shembullor”, shkroi Latifi në Facebook.

Latifi njoftoi se varrimi i vëllait të tij bëhet sot me datë 1 gusht 2020 në ora: 18:00, në varrezat e fshatit Ratkoc./Objektiv/

 

Lajmet e fundit

OBSH-ja deklaron që ushqimet janë të sigurta nga koronavirusi

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) sot ka deklaruar që njerëzit nuk duhet të frikësohen nga infektimi me SARS-CoV-2 nga ushqimi, pasi që hulumtuesit kinezë...

Lushtaku i Drenicës ende nuk e di të ardhmen e tij

Shkëlzen Lushtaku ishte njëri ndër futbollistët më të dalluar te Drenica në edicionin e kaluar. Futbollisti nga Skenderaj ka qenë shumë i rëndësishëm madje një...

Arrestohet një shtetas shqiptar duke kontrabanduar 34 sirianë drejt Kosovës

Policia e Shqipërisë arrestoi sot në Elbasan një 40-vjeçar banues në Tiranë, të dyshuar për trafikim me njerëz për në Kosovë, si vend tranzit...

IHMK: Mot i nxehtë, por i paqëndrueshëm në dy ditët vijuese

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), njofton se të premten dhe të shtunën do të mbajë mot i nxehtë por i paqëndrueshëm. Sipas parashikimit meteorologjik, do...

Latifaj rinovon me Flamurtarin dhe hap një dritare të re në futbollin kosovar për karrierën e tij

Flamurtari ka nisur prej kohësh të konsolidojë radhët për edicionin e ri, derisa njëri ndër prioritetet kryesore për ekipin kryeqytetas ishte rinovimi me futbollistin...

Pritet lisi shumëvjeçar, simbol i qendrës së Lipjanit

Një qytetare e Komunës së Lipjanit ka denoncuar prerjen e lisit shumëvjeçar të njohur si “Shelnja Vajtuese”, simbol i qendrës së Lipjanit. Përmes një postimi...