fbpx

Vdes shoferi i vetaksidentuar në Shalë të Lipjanit

Një person ka mbetur i vdekur pasi u vetaksidentua në Shalë të Lipjanit.

Policia njofton se shoferi, tashmë i ndjeri, derisa ishte duke drejtuar veturën nuk e kishte përshtatur shpejtësinë e lëvizjes.

“Raportohet se vozitësi mashkull kosovar, përderisa ishte duke drejtuar veturën dhe duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, është vetë aksidentuar. Si pasoj e aksidentit, vozitësi ka vdekur në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lajmet e fundit

Sllovenia publikon listën e futbollistëve për ndeshjen me Kosovën

Sllovenia ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjes ndaj Kosovës në kuadër të Ligës së Kombeve. ‘Dardanët’ do të përballen me sllovenët më...

Gjermania thekson se Asociacioni i komunave serbe duhet të jetë në harmoni me të drejtën kosovare

Zëdhënësi i Qeverisë gjermane, Steffen Seibert, tha të hënën në Berlin, se në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, që po zhvillohet nën drejtimin e...

Rreth 350 mijë kosovarë vizituan Shqipërinë në muajin gusht

Në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit, ministri i Turizmit i Shqipërisë, Blendi Klosi, ka thënë se Shqipëria ia ka dalë ta përmbyllë me sukses një...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 shtator 2020

Dashi Ju po hyni në një kohë të gjallë në jetën tuaj, që do të thotë se është një kohë e shkëlqyer për të filluar...

Ekonomia shqiptare pritet të pësojë rënie deri në 7,5 përqind

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në deklaratën përmbyllëse të misionit virtual në Shqipëri ka bërë të ditur se ekonomia pritet të tkurret me 7.5% ketë...

Kosova mund t’i sheh “hairin” koronavirusit

Tetë futbollistë dhe katër anëtarë të stafit skuadrës së Genoas kanë dalë pozitivë në testin për Covid-19. Klubi italian ka konfirmuar lajmin përmes një njoftimi...