fbpx

Vetëm 5 aktakuza të nivelit të lartë këtë vit, shoqëria civile kritikon punën e Prokurorisë Speciale

Gazetare: Albulena Rexha

Që nga fillimi i këtij viti e deri më tani, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur pesë aktakuza për rastet e profilit të lartë. Në këto raste janë të përfshirë ish-ministra, gjyqtarë e zyrtar policor.

Kështu kanë bërë të ditur për gazetën Objektiv nga kjo Prokurori.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, nga fillimi i vitit 2020 e deri më tani (15 shtator), ka ngritur njëzetetre (23) aktakuza për vepra të ndryshme penale. Ndërkaq, prej njëzetetre (23) aktakuza, pesë (5) prej tyre i ka ngritur për rastet e shënjestruara, të nivelit të lartë, ku janë të përfshirë ish-ministra, gjyqtarë, zyrtar policorë etj”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Speciale.

Por për punën e Prokurorisë Speciale në këto raste, kanë kritika nga shoqëria civile.

Sipas tyre kjo Prokurori po merret vetëm me rastet që nuk i plotësojnë kriteret për të qenë të shënjestruara.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), të cilët kanë monitoruar punën e Prokurorisë për këto raste, e ka quajtur të dështuar punën e kësaj Prokurorie.

“Në bazë të monitorimit tonë, deri në fund të vitit 2019 kjo Prokurori zakonisht merret me rastet që mund të merren edhe Prokuroritë Themelore, meqë nuk e arsyetojnë pagat super të larta që i marrin në këtë Prokurori. Kërkesat apo pritjet që i ka qytetari, publiku dhe faktori ndërkombëtar që kjo Prokurori ta ushtrojë rolin e saj që e ka”, deklaroi Miftaraj.

Sipas tij edhe në rastet që janë trajtuar në të kaluarën nga kjo prokurori, në fund kanë marr dënime qesharake.

Përkundër fakteve që procedura standarde e veprimit, dhe qëllimi kur janë themeluar këto ka qenë që rastet të cilat identifikohen dhe shenjtërohen, duhet të kenë një bazë të cilat duhet të përfundojnë me aktgjykim dënues, me konfiskim të pasurisë. Në bazë të statistikave del që edhe në këto raste kemi një numër shumë të vogël të rasteve që përfundojnë me aktgjykime dënuese por edhe në ato raste kur përfundojnë kemi dënime qesharake, shumë të ulëta të cilat nuk përkojnë me kërkesën, qëllimin që janë miratuar të procedurave të miratuara të veprimit”, tha më tej ai.

Ai ka pohuar se puna e kësaj Prokurorie po i prek drejtpërdrejt qytetarët e Kosovës, pasi që sipas tij, ende shtete të caktuara hezitojnë që të bëjnë liberalizimin e vizave pasi që mungon sundimi i ligjit, një prej kritereve bazë të Bashkimit Evropian.

Edhe për juristin Kushtrim Palushi, Prokuroria Speciale po ju shmanget rasteve të profilit të lartë.

“Nëse e shikojmë profesionalisht, efikasitetin e Prokurorisë, një gjë e tillë lë shumë për të dëshiruar si në aspekt të shikimit nga këndvështrimit i opinion publik dhe qytetarë. Sepse vazhdimisht flitet për raste të korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës, ndërkaq nuk shohim ndonjë hetim dhe rezultat kundrejt atyre personave”, tha Palushi për Objektivin.

Palushi e ka quajtur lajm të keq faktin që prokuroria nuk po arrin të hetojnë raste komplekse të korrupsionit dhe keqpërdorimeve në prokurimin publik.

“Deri më tani nuk kemi ndonjë aktakuzë që është ngritur këtë vit ndaj personave publik ose njerëzve publik. Kjo nuk do të thotë që Prokuroria nuk ka punuar, mirëpo ka punuar me raste të zakonshme dhe jo publike. Ndoshta, rastet e profileve të larta janë duke u hetuar ende dhe nuk është ngritur ende aktakuzë. Mirëpo, së paku atë që kemi parë këtë vit dhe tashmë jemi pothuajse jemi në fund të vitit 2020, nuk është që ka pasur raste të mëdha të profilit të lartë publik-politik të ngritjeve të aktakuzave për korrupsion ose veprave të keqpërdorimit të detyrës zyrtare”, ka potencuar ai.

Zvarritja e këtyre lëndëve dhe ndikimi politik në drejtësi, u përmenden edhe në Raportin e Progresit të vitit 2019 të publikuar nga Komisioni Evropian. /Objektiv/

 

Lajmet e fundit

Morena Taraku me pozë provokuese në të brendshme

Ajo është njëra nga personazhet shqiptare që rrëmben vëmendje të madhe në rrjetet sociale. Fjala është për këngëtaren Morena Taraku, e cila njëherësh është shumë...

Ja si duken 60 sekondat e para të jetës së një fëmije

Zhvillimi i përshpejtuar i fëmijëve gjatë viteve të para të jetës së tyre ka zgjuar gjithmonë interesin e shkencëtarëve dhe ekspertëve. Por a keni menduar...

Tre të vdekur gjatë 24-orëve të fundit si pasojë e CoViD-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.018 mostra të...

UEFA publikon listën e lojtarëve më të shpejtë në Ligën e Kampionëve

UEFA në raportin e saj vjetor publikoi listën e lojtarëve më të shpejtë për sezonin e kaluar në Ligën e Kampionëve. Lojtari që arriti shpejtësinë...

REL: Kosova dhe Serbia ulen të enjten në tavolinë të bisedimeve

Pas më shumë se një muaji, të enjten më 29 tetor në Bruksel pritet të zhvillohet takimi i delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në...

Balaj në takim me studentët: Ndryshimit të domosdoshëm në vendin tonë i duhet forca rinore

Zëvendëskryeministrja, Albulena Balaj ka pritur në takim studentët e Fakultetit Filozofik të Universitetit “Hasan Prishtina”. Balaj thotë se ishte kënaqësi për të që të takohet...