fbpx

Zemaj thotë se janë të detyruar t’i ashpërsojnë masat, dënime për ata që s’i respektojnë

Pas rritjes alarmante të shifrave të të vdekurve dhe të të infektuarve me koronavirus në Kosovë, autoritetet shtetërore kanë paralajmëruar marrjen e masave më rigoroze për të parandaluar rritjen e mëtutjeshme të rasteve të reja.

Në një konferencë për media para Klinikës Infektive të QKUK, ministri i Shëndetësisë, së bashku edhe me krerë të institucioneve të reja, kanë thënë se tash e tutje do të dënohet secili person që nuk i respekton masat dhe rekomandimet.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se nëse sot vendoset që të kthehen masat izoluese, do të kishte zvogëlim të rasteve, por sipas tij, sa do t’i dëmtonte kjo qytetarët e Kosovës dhe ekonominë e vendit.

Sipas tij, do të shtohet edhe numri i inspektorëve në terren nga kjo javë.

“Jemi të detyruar që të ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme konform legjislacionit në fuqi, që ata që nuk i zbatojnë masat dhe rekomandimet do të marrin dënime të merituara”, ka thënë Zemaj.

Ai ka thënë se në dy ditët e fundit ka pasur mos respektim të rekomandimeve nga gastronomët.

“Unë isha dëshmitar vet pas vizitave në terren dhe nga mesazhet që mora. Ne jemi të detyruar që të ashpërsojmë masat. Nuk do të lejojmë të rëndohet situata me COVID-19. Po rritet mundësia e infektimit edhe të pacientëve edhe të personelit mjekësor”, ka thënë ai.

Ndërkohë, drejtori i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj, si dhe nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AVUK) kanë bërë thirrje te qytetarët dhe po ashtu gastronomët të respektojnë masat e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ushtruesi i detyrës i drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka thënë se situata është mjaft e rëndë.

“Nëse nuk ndalet ky trend i të infektuarve me mbi 200 raste në ditë, atëherë situatën do ta kemi më të keqe. Po mundohemi të rrisim kapacitetet, të sigurojmë oksigjen e kujdes të duhur. Nuk është situatë normale. Kemi ngarkesë të madhe. Kemi ankth të gjithë dhe këtë ankth duhet ta përcjellim te qytetarët në mënyrë sa më të sinqertë që të respektojnë masat”, ka thënë Krasniqi. /Objektiv/

Lajmet e fundit

OBSH-ja deklaron që ushqimet janë të sigurta nga koronavirusi

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) sot ka deklaruar që njerëzit nuk duhet të frikësohen nga infektimi me SARS-CoV-2 nga ushqimi, pasi që hulumtuesit kinezë...

Lushtaku i Drenicës ende nuk e di të ardhmen e tij

Shkëlzen Lushtaku ishte njëri ndër futbollistët më të dalluar te Drenica në edicionin e kaluar. Futbollisti nga Skenderaj ka qenë shumë i rëndësishëm madje një...

Arrestohet një shtetas shqiptar duke kontrabanduar 34 sirianë drejt Kosovës

Policia e Shqipërisë arrestoi sot në Elbasan një 40-vjeçar banues në Tiranë, të dyshuar për trafikim me njerëz për në Kosovë, si vend tranzit...

IHMK: Mot i nxehtë, por i paqëndrueshëm në dy ditët vijuese

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), njofton se të premten dhe të shtunën do të mbajë mot i nxehtë por i paqëndrueshëm. Sipas parashikimit meteorologjik, do...

Latifaj rinovon me Flamurtarin dhe hap një dritare të re në futbollin kosovar për karrierën e tij

Flamurtari ka nisur prej kohësh të konsolidojë radhët për edicionin e ri, derisa njëri ndër prioritetet kryesore për ekipin kryeqytetas ishte rinovimi me futbollistin...

Pritet lisi shumëvjeçar, simbol i qendrës së Lipjanit

Një qytetare e Komunës së Lipjanit ka denoncuar prerjen e lisit shumëvjeçar të njohur si “Shelnja Vajtuese”, simbol i qendrës së Lipjanit. Përmes një postimi...